By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani dhe SHBA-ja mbeten larg marrëveshjes, pavarësisht rinisjes së bisedimeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani dhe SHBA-ja mbeten larg marrëveshjes, pavarësisht rinisjes së bisedimeve
Lajme

Irani dhe SHBA-ja mbeten larg marrëveshjes, pavarësisht rinisjes së bisedimeve

Momenti
Published: September 24, 2026

Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë ende shumë larg arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së tyre gati shtatëmuajshe, pavarësisht rinisjes së bisedimeve diplomatike, tha më 23 shtator një zyrtar iranian.

Ndërkohë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e kundërshtoi trysninë amerikane në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Zyrtari iranian i tha Reutersit se Teherani po shqyrtonte përgjigjen e Uashingtonit ndaj propozimeve iraniane, të përqendruara në heqjen e bllokadës detare amerikane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por tha se “ka ende shumë dallime” mes palëve.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan bisedime indirekte të mërkurën për herë të parë pas disa muajve. Asnjëra palë nuk dha deklaratë publike pas bisedimeve.

Pezeshkian tha në OKB se Irani nuk do të “përkulej në gjunjë” si pasojë e trysnisë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB, kërcënoi se do ta “asgjësonte” Iranin nëse nuk do të arrihej një marrëveshje.

Megjithatë, Pezeshkian tha se Teherani mbetet i hapur për bisedime.

Dy liderët u përplasën gjithashtu lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Pezeshkian tha se Teherani nuk synon armë bërthamore, por nuk do të heqë dorë nga teknologjia bërthamore për qëllime paqësore, ndërsa Trump e akuzoi Iranin se po synon të prodhojë bombë atomike dhe u zotua: “Nuk do ta lejoj kurrë Iranin të ketë armë bërthamore”.

Ai i mbrojti gjithashtu kufizimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës para luftës kalonte rreth një e pesta e naftës globale dhe e gazit natyror të lëngshëm. Tani, Hormuzi është bërë pika qendrore e mosmarrëveshjeve në bisedimet mes Iranit dhe Uashingtonit.

Po më 23 shtator, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se kishte biseduar me Pezeshkianin dhe i kishte bërë thirrje Iranit të ofronte lirinë e lundrimit, t’i ndalte sulmet ndaj vendeve fqinje dhe të rifillonte bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së.

Trump shpesh ka kërcënuar me sulme të mëdha ndaj Iranit, dhe më pas i ka anuluar ato, duke pretenduar se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit ishte afër që të arrihej.

Deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje e qëndrueshme e paqes, teksa sulmet reciproke kanë rinisur.

Në qershor u arrit një memorandum mirëkuptimi që synonte t’u jepte të dyja palëve 60 ditë për të negociuar një marrëveshje të gjerë paqeje dhe për t’i dhënë fund luftës që nisi në fund të shkurtit me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme në rajon.

Por, memorandumi i qershorit kjo dështoi shpejt, pasi luftimet rifilluan kryesisht rreth Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike globale për transportin e dërgesave të energjisë dhe produkteve të konsumit./REL/

The post Irani dhe SHBA-ja mbeten larg marrëveshjes, pavarësisht rinisjes së bisedimeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë
Kryemadhi me batuta para gjykatës për masën ndaj Hysenit: I patë si i fik radarët? Dashuria, gjë e madhe
Coca-Cola HBC Kosova mbështet Maratonën e Prishtinës 2026 duke bashkuar sportin dhe qëndrueshmërinë
“Krej radarët e shtetit i fik për ty, flej rehat, të du”, Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit
Seanca plenare në Tiranë, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën e rëndë në SHISH

LEXO GJITHASHTU

Vrasje në tentativë në Obiliq
Vrasje në tentativë në Obiliq
TOP Momenti
El Mundo: CIA paralajmëron për një sulm me dronë rusë ndaj Spanjës, Francës ose Italisë
El Mundo: CIA paralajmëron për një sulm me dronë rusë ndaj Spanjës, Francës ose Italisë
Lajme
Auditimi zbulon parregullsi të mëdha në Inspektoratin e Tregut në RMV: Mungesë stafi, dështim me “E-Inspektorin” dhe fonde të pasigurta
Auditimi zbulon parregullsi të mëdha në Inspektoratin e Tregut në RMV: Mungesë stafi, dështim me “E-Inspektorin” dhe fonde të pasigurta
TOP Momenti
Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës
Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës
TOP Momenti
Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë
Lajme

Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë

September 24, 2026
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
Lajme

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

September 24, 2026
Gogu për arrestimin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam
Lajme

Gogu për arrestimin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam

September 24, 2026
Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës
Lajme

Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?