By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një Hero – por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një Hero – por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova
TOP Momenti

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një Hero – por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

Momenti
Published: September 24, 2026

Në tre-vjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë aktit të hapur të agresionit në Banjskë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, ngjarjen në Banjskë dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u përballën me sulmin e 24 shtatorit 2023.

“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ajo theksoi se akti i hapur i agresionit i 24 shtatorit 2023 kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj përmes pushtimit të një pjese të territorit të veriut të Kosovës.

Duke iu referuar zhvillimeve në drejtim të vendosjes së drejtësisë, Ministrja Gërvalla tha se, tre vjet pas sulmit, drejtësia ka filluar të flasë me dënimin e tre prej autorëve të përfshirë në sulm.

“Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi, në gjirin e Vuçiqit në Beograd. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë”, u shpreh ajo.

Ministrja Gërvalla tha se përballë kësaj situate, BE-ja nuk duhet të mbyllë sytë e veshët, pasi, sipas saj, sulmi në Banjskë nuk është vetëm çështje e Kosovës.

“Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia”, tha ajo.

Në fund, Ministrja Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës nuk do ta harrojë kurrë Heroin e saj, Afrim Bunjakun, ngjarjen e Banjskës dhe të gjithë ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të sistemit tonë të sigurisë në përgjithësi, të cilët më 24 shtator 2023 zmbrapsën sulmin dhe mbrojtën Republikën.

“Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia”, tha Ministrja Gërvalla duke shtuar se Republika e Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa përgjegjësit të përballen me të, kudo që fshihen dhe sado i fuqishëm të jetë pushteti që i mbron. /Telegrafi/

You Might Also Like

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni
​Si të ruhet ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?
Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas
Vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë, Ramadani: Afrim Bunjaku do të kujtohet përjetësisht
Trump pret Xi në Uashington me nderime të veçanta në nisje të vizitës shtetërore

LEXO GJITHASHTU

Australia nis hetim urgjent pasi programi i OpenAI hakeron portalin qeveritar të shëndetësisë
Australia nis hetim urgjent pasi programi i OpenAI hakeron portalin qeveritar të shëndetësisë
Lajme
Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë
Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë
Lajme
Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
Lajme
22-vjeçari kryen veprime të rrezikshme me motoçikletë në Shtime, policia e gjobit me 500 euro
22-vjeçari kryen veprime të rrezikshme me motoçikletë në Shtime, policia e gjobit me 500 euro
Lajme
KQZ miraton dy dokumente analitike nga proceset zgjedhore të vitit 2025 dhe 2026
KQZ miraton dy dokumente analitike nga proceset zgjedhore të vitit 2025 dhe 2026
Lajme

You Might Also Like

Rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën për rastin e Hysenit – tensione në Kuvend
TOP Momenti

Rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën për rastin e Hysenit – tensione në Kuvend

September 24, 2026
Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova
TOP Momenti

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

September 24, 2026
Memov: Pensionet në Maqedoni do të rriten për 3%
TOP Momenti

Memov: Pensionet në Maqedoni do të rriten për 3%

September 24, 2026
Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman
TOP Momenti

Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?