By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Drenicaku Murat Avdyli zgjidhet asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Drenicaku Murat Avdyli zgjidhet asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë
TOP Momenti

Drenicaku Murat Avdyli zgjidhet asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë

Momenti
Published: May 23, 2026

Një sukses i rëndësishëm vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani, ku 19-vjeçari Murat Avdyli nga Drenasi është zgjedhur anëtar i asamblesë komunale në qytetin Bad Homburg, shkruan albinfo.ch.

Avdyli, i lindur më 23 shtator 2006 në fshatin Dobroshec të Drenasit, ka arritur të sigurojë 8,722 vota në zgjedhjet lokale të mbajtura më 25 mars 2026, si kandidat i partisë CDU.

Your browser does not support the video tag.

Me këtë rezultat, ai siguroi një vend në asamblenë e një qyteti me rreth 54 mijë banorë.

Në moshën vetëm 19-vjeçare, ai bëhet shqiptari i vetëm i zgjedhur në këtë asamble dhe njëkohësisht asamblisti më i ri, duke shënuar një arritje të veçantë për komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë.

Murat Avdyli ka emigruar në Gjermani në moshën 4-vjeçare, ku ka ndjekur shkollimin dhe është angazhuar në aktivitete të ndryshme, përfshirë futbollin nga mosha 5 deri në 18 vjeç.

Ai është student në Frankfurt School of Finance & Management, një nga institucionet më prestigjioze në Evropë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Angazhimi i tij politik ka nisur herët. Në vitin 2023, në moshën 17-vjeçare, ai u bë pjesë e Junge Union në Bad Homburg, ndërsa një vit më vonë u zgjodh anëtar i bordit dhe përgjegjës për anëtarësinë.

Ai gjithashtu është delegat në Kongresin e Partisë në nivel të landit Hessen, me të drejtë vote.

Që nga tetori, Avdyli është edhe anëtar i bordit në Lidhjen Ekonomike të Hochtaunuskreis, ku bashkëpunon me përfaqësues të parlamentit të landit dhe Bundestagut.

Zgjedhja e tij konsiderohet një shembull frymëzues i integrimit dhe suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar përkushtim, angazhim dhe lidhje të fortë me rrënjët e tij. /Telegrafi/

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme
Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Lajme
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?