By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
TOP Momenti

Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

Momenti
Published: August 7, 2026

Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Kosova nuk e ka më të njëjtën vëmendje në Washington që kishte në periudhën nga viti 1999 deri në shpalljen e pavarësisë, por ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kryesor strategjik i vendit.

Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Mulliqi tha se në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka pasur dhe do të ketë mospajtime, por se kjo nuk duhet ta vërë në pikëpyetje orientimin strategjik të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Relacioni Kosovë–Shtete të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka mospajtime të ndryshme dhe gjithmonë do të ketë. Unë mendoj se aty ku punohet, aty ka edhe mospajtime”, deklaroi Mulliqi shkruan Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Megjithatë, ai tha se Kosova duhet ta ketë të qartë rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e saj.

“Ne duhet ta dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik, sistemi jetësor i Kosovës. Këtë e them me përgjegjësi të plotë”, tha Mulliqi.

Sipas tij, ky qëndrim duhet të jetë i njëjtë jo vetëm në komunikimin me Kongresin, Senatin dhe administratën amerikane, por edhe brenda Kosovës, Shqipërisë dhe hapësirës shqiptare.

Mulliqi theksoi se institucionet e Kosovës duhet të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit me secilën administratë amerikane, pasi prioritetet dhe objektivat ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

“Duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën se si të punohet me administratat e ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Secila administratë i ka objektivat, përpjekjet dhe arritjet që dëshiron t’i realizojë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një qasje që ka funksionuar me një administratë të mëparshme nuk mund të merret automatikisht si model edhe për administratën, Kongresin apo Senatin aktual.

– YouTube www.youtube.com

“Nuk do të thotë që një qasje e Kosovës që ka funksionuar katër vjet më parë është e njëjtë me këtë administratë, këtë Kongres apo këtë Senat. Çështjet gjeopolitike po ndryshojnë minutë pas minute, sekondë pas sekonde. Duhet ta dimë që Kosova nuk është më primare në Washington siç ka qenë nga viti 1999 deri në vitin 2008”, deklaroi Mulliqi.

Sipas tij, kjo situatë e bën edhe më të rëndësishëm angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe të diasporës shqiptare për ta mbajtur çështjen e Kosovës të pranishme në agjendën politike amerikane./Telegrafi/.

You Might Also Like

Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

LEXO GJITHASHTU

Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

You Might Also Like

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku

August 7, 2026
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?