By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzim për qera
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzim për qera
Lajme

Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzim për qera

Momenti
Published: May 23, 2026
SHARE

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, figuron pa shtëpi dhe pa banesë në emër të tij, të bashkëshortes apo të prindërve. Për më tepër, i njëjti nuk ka treguar nëse banon me qira dhe nëse po, sa e paguan. Pasuria e paluajtshme mungon, por jo edhe shpenzimet.

Vetëm gjatë vitit 2025, ai deklaron se ka blerë një veturë në vlerë 31 mijë euro, pjesërisht me kredi e pjesërisht me para të gatshme. Në emër të bashkëshortes, ka deklaruar edhe një veturë dhe metale të çmuara me vlerë 10 mijë euro.

Your browser does not support the video tag.

Në anën tjetër, ministri bart edhe barrë financiare: 35 mijë euro huamarrje për mbulimin e shpenzimeve, të njëjtën shumë të deklaruar edhe vitin e kaluar, si dhe një kredi shtesë prej 10 mijë euro.

Ndërkohë, kursimet e deklaruara mbeten modeste: 3 mijë e 200 euro para të gatshme, kurse ka deklaruar pagë mujore 1,800 euro.

I pyetur nga “Betimi për Drejtësi” nëse posedon banesë, shtëpi apo banon me qira, Basha nuk është përgjigjur.

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar një banesë prej 93.61 metrash katrorë, të blerë në vitin 2019 me kredi dhe kursime, me vlerë 50 mijë euro. Kjo do të thotë se metri katror i ka kushtuar rreth 534 euro.

Në deklarimin e pasurisë figuron edhe një garazh prej 26 metrash katrorë, i blerë në vitin 2022 për vetëm 3 mijë euro.

Në emër të bashkëshortes, ministri ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2021, me vlerë 18 mijë e 400 euro.

Maqedonci vazhdon të ketë një kredi aktive, me afro 12 mijë euro të mbetura për pagesë.

Sa i përket kursimeve, ai ka deklaruar 9 mijë e 958 euro para të gatshme.

Ndërkaq, të hyrat vjetore të familjes kalojnë 34 mijë euro: rreth 22 mijë euro nga paga si ministër, 556 euro pension nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe 4 mijë e 140 euro të ardhura nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Maqedonci për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se banesën e ka blerë sa ka qenë në FSK, pasi është kthyer nga Amerika, përmes një kredie prej 30 mijë euro. Banesa thotë se është në lagjen Mati 1 në Prishtinë dhe ende nuk e ka në pronësi të tij, pasi nuk është legalizuar.

Lidhur me çmimin e metrit katror, ai ka thënë se nuk e di saktë pasi marrëveshja ka qenë në total, por ka theksuar se në atë periudhë në atë zonë kanë variuar nga 550 deri në 750 euro metri katror.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, nga blerja e banesës në vitin 2018, nuk ka investuar më në patundshmëri.

Megjithatë, ai krahas kredisë që vazhdon ta paguajë për banesë, arrin të kursejë në llogarinë e tij mbi 8 mijë euro.

Krahas kursimeve, ai ka arritur që të japë donacion edhe për partinë në vlerë 1 mijë euro.

Bashkë me gruan në vitin 2025 kanë pasur të hyra nga paga mbi 25 mijë euro.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar pyll, shtëpi, truall dhe tokë në vlerë 135 mijë euro, të trashëguara në 2012 dhe 2024. Ajo ka deklaruar një veturë të vetën dhe të bashkëshortit, të dyja të regjistruara në Gjermani, në vlerë 7 mijë dhe 10 mijë euro.

Para të gatshme në emër të saj ajo i ka deklaruar 1,788 euro, ndërsa në emër të bashkëshortit dhe fëmijëve 10 mijë e 832 euro. Ndërsa gjatë 2025 thotë të ketë dhënë donacion 1 mijë euro për “Guxo”.

Gërvalla ka deklaruar 20 mijë euro të hyra në emër të saj, mbi 80 mijë euro në emër të bashkëshortit dhe mbi 6 mijë e 600 euro në emër të prindërve.

Për më shumë, ndiqeni emisionin “Kosova vendin e dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”

The post Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzim për qera appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi 112 mijë euro në vit
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë euro para të gatshme dhe veturë 25 mijë euro
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme
Haxhi Avdyli me 100 mijë € bleu 310 m² shtëpi dhe 2 ari në Prizren
Në Sofali, me rreth 155 mijë €, Nagavci bleu shtëpi, posedon edhe banese e veturë 11 mijë €

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?