By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
Lajme

PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë

Momenti
Published: September 24, 2026

Partia Demokratike e Kosovës mbështet protestat e nesërme në të gjitha komunat e Kosovës, të thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat do të mbahen në qytete të ndryshme të vendit, pas vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK e konsideron të domosdoshëm respektimin e zërit të qytetarëve, të cilët përmes këtyre protestave po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi.

Njëkohësisht, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart të gjitha protestat që tash e dhjetë ditë po zhvillohen në Kosovë, si dhe protestat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, në vende të ndryshme të Evropës dhe kudo tjetër në botë, ku qytetarët po shprehin mospajtimin e tyre ndaj këtij vendimi.

‘’Pjesëmarrja e qytetarëve në sheshet e Kosovës, për dhjetë ditë me radhë, përcjell një mesazh të qartë nga protestuesit se vendimi i Gjykatës Speciale nuk është marrë në emër të popullit të Kosovës’’, thuhet nga PDK.

Krahas këtyre protestave të organizuara deri tani, PDK i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e thirrur nga platforma “Liria ka emër”, më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

‘’Reagimi qytetar në Kosovë dhe në diasporë është një zhvillim publik që institucionet e vendit duhet ta trajtojnë me seriozitet. Kundërshtimi ndaj vendimit të Hagës po shprehet çdo ditë në sheshe, në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Në të njëjtën kohë, përgjegjësia institucionale nuk përfundon te qytetarët që protestojnë.

Institucionet e Kosovës dhe spektri politik duhet t’i trajtojnë me seriozitet dhe urgjencë hapat institucionalë dhe ligjorë që lidhen me procesin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe fazat e mëtejshme të tij’’, shtohet nga PDK.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e konsideruar prioritet votimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

The post PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”
Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza
Si ra në radarët e drejtësisë gruaja që bëri karrierë në AKI dhe u ngjit në krye të shërbimit sekret të Shqipërisë
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata – pamje
Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

LEXO GJITHASHTU

Më 26 shtator, protestë në Mulhouse të Francës – kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Më 26 shtator, protestë në Mulhouse të Francës – kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti
Berisha dënon deklaratën e Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve
Berisha dënon deklaratën e Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve
TOP Momenti
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, temë debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, temë debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit
PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit
TOP Momenti
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ në Rahovec
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ në Rahovec
TOP Momenti

You Might Also Like

 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
Lajme

 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë

September 24, 2026
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Lajme

Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë

September 24, 2026
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Lajme

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë

September 24, 2026
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Lajme

Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?