Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjakun në 3-vjetorin e rënies së tij.
PDK ka thënë se sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.
Sipas PDK-së, emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit të Kosovës.
“Sot, në 3-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, në Banjskë, Afrim Bunjaku u vra nga terroristë serbë në krye të detyrës, duke mbrojtur Republikën e Kosovës. Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë. E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, thuhet në njoftimin e PDK-së./teve1.info/

