Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i ftuar në Kosova Live në T7, ka kritikuar qeverinë për çështjen e projektligjit për Specialen.
Lushtaku, ka thënë se sipas tij, kryeministri Albin Kurti, po do ‘’të blejë kohë’’, dhe të ‘’zbusë qëndrimin dhe kërkesën e masës në shesh’’.
‘’Po mundohet një farë forme, ndoshta edhe të blej kohë për mendimin tim personal. Sepse ne kemi kërkuar që të merret me urgjencë pjesë e shqyrtimit nga ana e qeverisë për ligjin për ndryshimin për ligjin për Dhomat e Specializuara. Dhe atë e kemi bë të qartë edhe në kryesinë e Kuvendit. Vonesa e tij nuk ka shpjegim për mendimin tim, vetëm se me ble kohë. Uroj që deklarata që është mbështetur prej të gjitha partive politike, të reflektojë në ligj, në ndryshimin ligjor të kërkuar. Ma shumë po don me zbut qëndrimin dhe kërkesën e masës që është në shesh, se sa që don me ndërmarrë veprime konkrete’’, ka thënë ai përcjell Gazeta Express.
The post ‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin appeared first on Gazeta Express.

