By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Lajme

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Momenti
Published: September 30, 2026

Një gabim i vogël drejtshkrimor ka marrë vëmendje të madhe në dokumentin e firmosur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe disa prej emrave më të fuqishëm të industrisë botërore të teknologjisë.

Ironikisht, gafa gjendet pikërisht në marrëveshjen që mban emrin “White House Accord on Super Intelligence” dhe që synon të përcaktojë standarde sigurie për zhvillimin e sistemeve më të avancuara të Inteligjencës Artificiale.

Në faqen ku janë vendosur firmat, poshtë nënshkrimit të Donald Trump, titulli i tij është shkruar:

“President of the Unites States”

në vend të formulimit të saktë:

“President of the United States”.

Gabimi nuk kaloi pa u vënë re dhe fotografia e dokumentit nisi të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë ironizuan faktin se një marrëveshje për “Super Inteligjencën”, e firmosur nga disa prej njerëzve që drejtojnë kompanitë më të avancuara teknologjike në botë, kishte kaluar deri në publikim pa u evidentuar një gabim kaq i thjeshtë drejtshkrimor.

Dokumenti u firmos më 29 shtator nga Trump dhe drejtuesit e gjashtë kompanive kryesore të teknologjisë: Sundar Pichai i Google, Dario Amodei i Anthropic, Mark Zuckerberg i Meta, Greg Brockman i OpenAI, Elon Musk i xAI dhe Jensen Huang i Nvidia.

Marrëveshja parashikon një sistem me katër nivele kontrolli për kompanitë që zhvillojnë modelet më të avancuara, duke përfshirë kontrolle të brendshme, struktura të posaçme monitorimi, vlerësime nga auditorë të jashtëm të pavarur dhe mbikëqyrje në nivel bordi.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen si “moralisht detyruese” dhe e ka krahasuar atë me një lloj “kushtetute” për zhvillimin e teknologjisë.

Por, të paktën në ditën e parë të saj, vëmendjen po e merr pikërisht detaji që duket se i shpëtoi “Super Inteligjencës”: një shkronjë që e shndërroi “United States” në “Unites States”.

The post Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite
Çanta i ngeci në dyert e trenit, 57-vjeçari vdes në metronë e New York-ut
Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Reuters: Agjentët kinezë të inteligjencës artificiale mësojnë të mashtrojnë dhe të fshehin dështimet

LEXO GJITHASHTU

Vendosën gypa ‘inox’, në vend të bakrit dhe nuk zbatuan detyrimet e kontratës – aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Vendosën gypa ‘inox’, në vend të bakrit dhe nuk zbatuan detyrimet e kontratës – aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
TOP Momenti
Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor
Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor
TOP Momenti
Gërvalla: Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve
Gërvalla: Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve
TOP Momenti
‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Hysni Gucati flet për protestën e nesërme dhe planin që kanë bërë
‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Hysni Gucati flet për protestën e nesërme dhe planin që kanë bërë
Lajme
Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Lajme

You Might Also Like

Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Lajme

Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

September 30, 2026
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Lajme

Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin

September 30, 2026
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
Lajme

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

September 30, 2026
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Lajme

Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?