By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Lajme

Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin

Momenti
Published: September 30, 2026

Një raport i ri ka paralajmëruar për përhapjen e gjerë të kimikateve potencialisht të rrezikshme në produktet plastike të përdorimit të përditshëm, nga ambalazhet e ushqimeve dhe lodrat e fëmijëve te veshjet, produktet e higjienës dhe pajisjet mjekësore.

Gati 93% e kimikateve të njohura që përdoren në plastika të zakonshme paraqesin rrezik të lartë për shëndetin e njeriut, sipas një analize të re të publikuar nga Fondacioni për Drejtësinë Mjedisore (EJF), organizatë mjedisore me bazë në Londër.

Autorja kryesore e raportit, Naima Fenderl, tha se studiuesit analizuan efektet që këto substanca mund të kenë në organizëm dhe i krahasuan ato me nivelet e ekspozimit për të vlerësuar rrezikun e përgjithshëm për shëndetin.

Sipas raportit, dëmet potenciale përfshijnë kancerin, ndryshimet gjenetike, çrregullimet hormonale, dëmtimin e sistemit riprodhues dhe toksicitetin ndaj organeve.

Analiza nxjerr në pah përqindje të larta të kimikateve të konsideruara me rrezik në një gamë të gjerë produktesh.

Sipas të dhënave të raportit rreth 92% e kimikateve në plastikat që bien në kontakt me ushqimin konsiderohen me rrezik të lartë, rreth 89% e lodrave për fëmijë përmbajnë plastikë të klasifikuar me rrezik të lartë, rreth 93% e tekstileve dhe veshjeve janë prodhuar me kimikate të konsideruara të rrezikshme, më shumë se 92% e produkteve të zakonshme shtëpiake, përfshirë shishet e ujit, enët e kuzhinës, pajisjet e kopshtarisë dhe artikujt e zyrës, përmbajnë kimikate me rrezik të lartë, rreth 93% e produkteve plastike të higjienës dhe përdorimit mjekësor përmbajnë substanca të tilla. 

Një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti lidhet me mungesën e të dhënave shkencore.

Nga 3,552 kimikate të analizuara që përdoren në plastikat e zakonshme, rreth 80% nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar toksicitetin ose rrezikun e ekspozimit ndaj tyre.

Raporti është kundërshtuar nga Këshilli amerikan për Kimi, shoqata që përfaqëson industrinë e prodhimit të kimikateve në Shtetet e Bashkuara.

Kimberly Wise White, zëvendëspresidente për çështjet rregullatore dhe shkencore në organizatë, tha për CNN-in se raporti duhet parë me kujdes të konsiderueshëm, duke argumentuar se analiza nuk përfshin disa burime të rëndësishme të të dhënave, përfshirë databaza të industrisë dhe kuadrot rregullatore të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Sipas saj, mënyra e përzgjedhjes dhe paraqitjes së të dhënave mund të krijojë pasqyrë jo të plotë mbi statusin rregullator të këtyre kimikateve.

Një pjesë e rëndësishme e shqetësimeve lidhet me disa grupe të veçanta kimikatesh që përdoren gjerësisht në plastikë.

Në vitin 2024, një grup studiuesish ndërkombëtarë krijoi PlastChem, një databazë që përmbledh kimikatet e njohura të përdorura në plastikë. Nga rreth 16 mijë kimikate të identifikuara, rreth 4,200 u klasifikuan si shumë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin, ndërsa për më shumë se 10 mijë nuk kishte të dhëna të disponueshme.

Studiuesit paralajmërojnë gjithashtu se disa prej këtyre kimikateve janë të qëndrueshme në mjedis, mund të grumbullohen në organizëm dhe të përhapen përmes ujit dhe ekosistemeve ujore.

Shkalla e problemit lidhet edhe me rritjen e jashtëzakonshme të prodhimit global të plastikës.

Sipas raportit, në vitin 1950 prodhoheshin rreth 2 milionë tonë plastikë në vit. Sot, prodhimi vjetor ka kaluar në më shumë se 430 milionë tonë.

Shkencëtarët parashikojnë se prodhimi mund të dyfishohet më shumë deri në vitin 2050, duke shoqëruar këtë rritje edhe me sasi të mëdha të aditivëve kimikë të përdorur në plastikë.

Plastika tashmë është e pranishme në pothuajse çdo aspekt të jetës së përditshme: në paketimin e ushqimeve, veshje, lodra, mobilie, pajisje kuzhine, artikuj higjienikë dhe pajisje mjekësore.

Pikërisht kjo përhapje e gjerë e ka kthyer sigurinë e kimikateve plastike në një çështje të rëndësishme të shëndetit publik dhe të politikave mjedisore.

Raporti thekson se mungesa e të dhënave për mijëra kimikate mbetet një nga problemet kryesore, duke e bërë të vështirë vlerësimin e plotë të ndikimit që ato mund të kenë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

The post Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I akuzuari për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit deklaron se postimet i ka bërë që të solidarizohet me popullin e Sirisë
Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën
Kuvendi i Gjakovës i jep dritën jeshile buxhetit prej 43.7 milionë eurosh
Kryeministri bullgar kërkon dialog evropian me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor
Aktgjykimi i Kushtetueses: Si shkohet në zgjedhje të reja nëse Kosova dështon ta zgjedh presidentin deri më 6 tetor

LEXO GJITHASHTU

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti
Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut
Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca koreano-jugore zbulon detaje për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut
Lajme
Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial
Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial
Lajme
Rusia i dërgon një paralajmërim bërthamor NATO-s
Rusia i dërgon një paralajmërim bërthamor NATO-s
Lajme

You Might Also Like

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
Lajme

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë

September 30, 2026
Lufta i kushton Ukrainës 155 miliardë dollarë në 2026
Lajme

Lufta i kushton Ukrainës 155 miliardë dollarë në 2026

September 30, 2026
Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
Lajme

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

September 30, 2026
Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite
Lajme

Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?