MPB Maqedoni njofton se në disa aksione të ndara në Shkup dhe Tetovë, janë ndaluar tetë persona, si të dyshuar për tregti të paligjshme me substanca narkotike.
“Më 29/30.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup privuan nga liria R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33) nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhuri e bardhë, substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli”.
“Më 30.09.2026 në orën 03:40, në Stacionin Policor të Tetovës u ndaluan N.Ç. (33) nga Shkupi, A.L. (21) dhe A.V. (25), të dy nga Prishtina, R. e Kosovës. Ata u privuan nga liria më 29.09.2026 nga oficerët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare Rogaçevë, sepse gjatë një kontrolli tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në fund thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë paraqitjet përkatëse.

