By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Titos!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Titos!
Lajme

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Titos!

Momenti
Published: June 21, 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i drejtuar nga Ali Ahmeti reagoi ndaj ndryshimit të emërtimeve në Tetovë, duke kritikuar rreptë partinë tjetër shqiptare në Maqedoni të Veriut, Vlen, që është pjesë e pushtetit në këtë shtet.

“Arsyetimet banale me të cilat po tentohet të relativizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, flasin shumë më tepër se çdo deklaratë publike e VLEN-it.

Dikush mund të ketë nostalgji për Josip Broz Titon. Dikush mund t’i ketë thurur poezi lavdie Titos, madje edhe të ketë marrë shpërblime për to. Kjo është çështje bindjesh personale. Por nostalgjitë dhe adhurimet për Titon mbahen në shtëpi, jo duke rikthyer simbolikën e Jugosllavisë në Tetovë.

Your browser does not support the video tag.

Tetova ka kthyer faqen prej kohësh. Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj. Tetova nuk meriton të kthehet pas në kohë dhe as t’i rikthehen emërtimet që qytetarët i kanë lënë pas shumë vite më parë.

E gjithë kjo po ndodh me bekimin e VLEN-it. Prandaj, qytetarët meritojnë përgjigje të qarta.

Your browser does not support the video tag.

Disa pyetje publike për Bilall Kasamin:

A është kontaktuar Komuna e Tetovës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë lëndë? Cili ka qenë qëndrimi i komunës gjatë kësaj procedure? A ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me Gjykatën Kushtetuese? Cili ka qenë roli i përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Qeveria para Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e miratuara në vitin 2007?

Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës.

Mos i nënvlerësoni qytetarët. Mos e merrni për dobësi durimin e tyre. Shqiptarët nuk do të pranojnë që të arriturat e tyre të cenohen në heshtje. Edhe durimi ka fund!”, thuhet në reagimin e BDI-së./KP

source

You Might Also Like

Rusia thotë se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime
Rafuna kritikon draft-rregulloren: Çdo taksë ndaj bizneseve reflektohet te qytetarët
Bisedimet SHBA-Iran rinisin, teksa Vance arrin në Zvicër
Protestuesit heqin flamurin e ambasadës së Izraelit, e dënon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit

You Might Also Like

Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
Lajme

Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik

June 21, 2026
Vdes në Durrës një fëmijë 11-vjeçar
Lajme

Vdes në Durrës një fëmijë 11-vjeçar

June 21, 2026
Bisedimet SHBA-Iran ndërprenë fluturimet në Aeroportin e Cyrihut
Lajme

Bisedimet SHBA-Iran ndërprenë fluturimet në Aeroportin e Cyrihut

June 21, 2026
Vance: Trump i përkushtuar për armëpushim të plotë rajonal
Lajme

Vance: Trump i përkushtuar për armëpushim të plotë rajonal

June 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?