Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalë të tij dhe trashëgimtar, 26-vjeçarin, ish-shitës të veturave, Clement Vandenkerckhove.
Vandenkerckhove, rezultat i lidhjes së princit me këngëtaren belge, Ëendy Van Wanten, u përfshi në familjen e Laurentit pa zhurmë në një ceremoni gjashtë muaj më parë.
Edhe pse zyrtarisht ka marrë titullin princ, ai s’do të marrë përfitime financiare mbretërore.
Princi i ri është përpjekur për vite të tëra që të mësohet me idenë e të pasurit një baba mbretëror. Kohët e fundit ka thënë se ende s’është i sigurt se do ta përdorë mbiemrin e babait të tij, Saxe-Coburg.
“Ndoshta do të doja, por jam krenar me emrin Vandenkerchkove”, ka thënë ai. “Po që se duhet të sakrifikoj emrin, do të ishte tradhti ndaj gjithçkaje që e ka bërë nëna për mua”.
Ai nuk do të jetë as pjesë e linjës mbretërore të trashëgimisë. As nuk do të marrë pjesë në aktivitete publike mbretërore.
Vandenkerckhove është i njohur në Belgjikë. Vitin e shkuar në një dokumentar e pati përshkruar se si e ka njohur të atin. Princi Laurent ishte në lidhje dashurie me Wendy Van Wanten, emri i vërtetë i së cilës është Iris Vandenkerchkove, para se të martohej me princeshën Claire më 2003. Gjatë një dokumentari, Clement ka treguar se babanë e ka takuar në një qendër tregtare më 2013, pa e ditur kush ishte. Ishte 16-vjeçar kur e ëma ia tregoi identitetin e babait.
Katër vjet më vonë e kishte thirrur dhe i kishte sugjeruar një test të ADN-së. Në test, rezultati doli për përputhje në nivel 99.5%.
S’është e para herë që familja mbretërore belge përballet me çështje të tilla. E njëjta kishte ndodhur vite më parë, kur ish-mbreti Albert II pranoi se kishte një vajzë jashtëmartesore./TCH
The post Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren appeared first on Gazeta Express.

