By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte vrarë familjen, më pas i dha fund jetës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte vrarë familjen, më pas i dha fund jetës
Lajme

Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte vrarë familjen, më pas i dha fund jetës

Momenti
Published: August 12, 2026

Një baba i katër fëmijëve në Winfield të Kansasit, SHBA, telefonoi numrin emergjent 911 dhe njoftoi policinë se kishte vrarë të gjithë familjen e tij, para se të vriste edhe veten. Autoritetet po e hetojnë rastin si vrasje-vetëvrasje.

Policia tha se të martën në mëngjes, më 11 gusht, në një shtëpi në Winfield u gjetën të vdekur gjashtë persona, përfshirë nënën dhe katër fëmijët e familjes. Fëmijët, tre vajza dhe një djalë, ishin nga 3 deri në 9 vjeç, Abcnews.

Your browser does not support the video tag.

Sipas shefit të Policisë së Winfieldit, Robbie DeLong, telefonata në 911 u pranua rreth orës 08:50 të mëngjesit, me orën lokale, transmeton Sinjali.

Burri deklaroi se “kishte vrarë të gjithë familjen” dhe se ishte duke u përgatitur të vriste edhe veten.

Oficerët, të cilët ndodheshin në zonë për një rast tjetër, u nisën drejt shtëpisë. Teksa oficeri i parë po afrohej, u dëgjua një e shtënë me armë zjarri, pas së cilës policia u tërhoq dhe vendosi një perimetër sigurie.

Pak para orës 11:00, policia hyri me forcë në banesë dhe gjeti gjashtë anëtarët e familjes të vdekur.

Byroja e Hetimeve të Kansasit (KBI) identifikoi viktimat si Kelly George, 44 vjeçe, dhe katër fëmijët e saj: Carol Williams, 9 vjeçe, Ronald Williams Jr., 7 vjeç, Sarah Williams, 5 vjeçe dhe Kelly Magee-Williams, 3 vjeçe.

I dyshuari është identifikuar si Ronald Williams Sr., 53 vjeç, babai i katër fëmijëve.

Autoritetet thanë se vetëm gjashtë anëtarët e familjes jetonin në atë shtëpi dhe se nuk ka më kërcënim për publikun.

Jason Diaz, agjent special në krye të KBI-së, tha se beson se burri kishte qenë i saktë në deklaratat e tij gjatë telefonatës në 911 dhe se e shtëna e fundit ishte shkaktuar nga vetë i dyshuari.

Motivi i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur dhe mbetet nën hetim. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe fqinjët për të mbledhur më shumë informacione rreth rastit.

The post Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte vrarë familjen, më pas i dha fund jetës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri
Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  

LEXO GJITHASHTU

Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
TOP Momenti
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
TOP Momenti
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti po hetohet
TOP Momenti
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Lajme
377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK
377 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti

You Might Also Like

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës
Lajme

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

August 12, 2026
Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur
Lajme

Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur

August 12, 2026
Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë
Lajme

Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë

August 12, 2026
Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Behrami publikon fotografi: Jemi këtu
Lajme

Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Behrami publikon fotografi: Jemi këtu

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?