Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që i njëjti ka tentuar tu jap ryshfet policit.
Policia shton se monedha është sekuestruar, dhe se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
‘’DHËNIE E RYSHFETIT
PKK Jarinje 11.08.2026 – 05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte tentuar të jap ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare. Monedha është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka thënë policia në raport.
The post Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë appeared first on Gazeta Express.

