By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, plagoset një person – arrestohen 3 shqiptarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, plagoset një person – arrestohen 3 shqiptarë
Lajme

Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, plagoset një person – arrestohen 3 shqiptarë

Momenti
Published: September 24, 2026

Policia greke ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku 32-vjeçari Danjel Dushku dyshohet se u përball me një atentat me armë zjarri.

Oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes.

Operacioni u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.

Të arrestuarit janë Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç.

Në të njëjtën kohë, Danjel Dushku, 32 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 8 janarit 2025, kur tre të dyshuarit iu afruan Dushkut në një zonë të Selanikut dhe dyshohet se hapën zjarr ndaj tij.

Policia greke thotë se 33-vjeçari Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, qëlloi drejt Dushkut, por nuk arriti ta plagoste.

Nga të shtënat mbeti i plagosur një person që ndodhej pranë tij, ndërsa u shkaktuan dëme edhe në një dyqan në zonë.

Edhe 26-vjeçari Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt Dushkut, pa e prekur atë.

Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve greke, 31-vjeçari Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën Dushkut. Policia thotë se nuk është bërë e mundur të përcaktohet nëse ai ka qëlluar me armë, ndërsa dyshohet se ka ndihmuar dy të arrestuarit e tjerë para dhe gjatë kryerjes së ngjarjes.

Sipas policisë, Sergo Elezaj i ka transportuar dy personat e tjerë drejt vendit të ngjarjes me një automjet me qira dhe ka qëndruar me ta deri në momentin e largimit.

Nga ana tjetër, sipas autoriteteve greke, edhe 32-vjeçari Danjel Dushku ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes, duke qëlluar në drejtim të personave të arrestuar. Të shtënat e tij nuk kanë shkaktuar të plagosur, por kanë dëmtuar automjetin me të cilin kishin mbërritur të dyshuarit, si dhe një tjetër makinë të parkuar.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë në ngjarje.

The post Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, plagoset një person – arrestohen 3 shqiptarë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor
Rusia po rekruton deri në 25 mijë koreano-veriorë për prodhimin e dronëve
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit

LEXO GJITHASHTU

Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër
Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër
TOP Momenti
PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun
PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun
TOP Momenti
SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
TOP Momenti
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
TOP Momenti
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Lajme

Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë

September 24, 2026
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Lajme

Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet

September 24, 2026
Raporti i inteligjencës daneze paralajmëron ashpër për kërcënimin “në përshkallëzim” nga Rusia
Lajme

Raporti i inteligjencës daneze paralajmëron ashpër për kërcënimin “në përshkallëzim” nga Rusia

September 24, 2026
Gërvalla thyen heshtjen me një status për Afrim Bunjakun në përvjetorin e Banjskës, kufizon komentet
Lajme

Gërvalla thyen heshtjen me një status për Afrim Bunjakun në përvjetorin e Banjskës, kufizon komentet

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?