By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv
Lajme

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Momenti
Published: July 30, 2026

Mbrëmë rreth orës 22:15, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vërejtur një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim, mirëpo shoferi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar.

Your browser does not support the video tag.

Policia ka bërë të ditur se, pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari ka hyrë në rrugën “12 Qershori”, ku, pasi ka hasur në një rrugë pa dalje, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me vrap. Njëri nga hetuesit ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Pas shoqërimit në stacionin policor në Shtime, është konstatuar se personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv. Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga institucioni korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit.

Me vendim të gjyqtarit kompetent, i dyshuari me inicialet A S. (21 vjeç) është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF-Shtime.

The post Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026

LEXO GJITHASHTU

Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit
Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit
TOP Momenti
Tërmet në Ohër dhe Resnje
Tërmet në Ohër dhe Resnje
TOP Momenti
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
TOP Momenti

You Might Also Like

Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje
Lajme

Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

August 14, 2026
Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla
Lajme

Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla

August 14, 2026
Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin
Lajme

Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin

August 14, 2026
Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave
Lajme

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?