By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave
Lajme

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

Momenti
Published: August 14, 2026

Bekim Salihu nga Instituti GAP, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se Qeveria e vendit këtë vit ka vendosur të jetë strikte në grantin për arsim, duke financuar numrin e mësimdhënësve bazuar në numrin e nxënësve dhe jo në listën e pagave, të cilat i paraqesin komunat, sikur ka ndodhur deri më tash.

Sipas hulumtimit të Institutit GAP, deri në vitin 2026 Ministria e Financave e ka marrë si të mirëqenë listën e pagave që e ka paraqitur komuna, ndërkohë që, duke filluar nga ky vit, as Ministria e Arsimit e as ajo e Financave nuk e marrin të mirëqenë listën që e dërgojnë komunat.

Your browser does not support the video tag.

Salihu thotë se kjo çështje ishte rregulluar me një udhëzim administrativ, 22/13, qysh në vitin 2013, pra që numri i mësuesve të jetë kompatibil me numrin e nxënësve, por tani, 13 vjet më vonë, Qeveria ka vendosur ta zbatojë atë.

Sipas kësaj rregulloreje, një mësimdhënës duhet t’i mbulojë 21 nxënës në komuna të mëdha, ndërsa në komuna të vogla një mësimdhënës duhet t’i mbulojë 17 nxënës.

“Nisur nga kjo formulë e vitit 2013, është bërë vlerësimi në vitin 2026 dhe ka dalë që aktualisht komunat mbajnë në punë 3,101 mësues më shumë sesa janë nevojat reale. Duhet pasur parasysh që Kosova, nga viti 2010 e tutje, është përcjellë me një rënie drastike të numrit të nxënësve. Aktualisht, nga viti 2010 e deri më sot, numri i nxënësve ka rënë për 160 mijë, ndërkohë që vetëm nga viti 2020 deri në 2026 numri i nxënësve ka rënë për 30 mijë. Edhe përkundër kësaj, në bazë të hulumtimit tonë, edhe pse ka rënë numri i nxënësve në komuna, është rritur numri i mësimdhënësve ose edhe numri i stafit”, ka thënë Salihu.

The post Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

LEXO GJITHASHTU

Tërmet në Ohër dhe Resnje
Tërmet në Ohër dhe Resnje
TOP Momenti
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
TOP Momenti
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
TOP Momenti
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
TOP Momenti

You Might Also Like

Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla
Lajme

Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla

August 14, 2026
Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin
Lajme

Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin

August 14, 2026
Sadiku për çështjen e Presidentit: Kur s’ke rezultate të duhet një krizë e re, Kurti dështoi në arsim e në luftimin e korrupsionit e nepotizmit
Lajme

Sadiku për çështjen e Presidentit: Kur s’ke rezultate të duhet një krizë e re, Kurti dështoi në arsim e në luftimin e korrupsionit e nepotizmit

August 14, 2026
Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
Lajme

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?