By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla
Lajme

Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla

Momenti
Published: August 14, 2026

Instituti GAP ka realizuar një hulumtim të titulluar “Numri i mësimdhënësve nëpër komuna: tepricë apo nevojë”, të cilin në EURO n’T7 e ka prezantuar Bekim Salihu.

Në bazë të këtij hulumtimi, ka dalë se 3,101 mësimdhënës llogariten si tepricë për këtë vit, ndërsa ky numër do të rritet edhe për disa qindra vitin e ardhshëm.

Your browser does not support the video tag.

Qeveria i ka hequr nga lista e pagave duke u bazuar në një udhëzim administrativ të vitit 2013, ndërsa u mbetet komunave të vendosin vetë se a dëshirojnë t’i mbajnë apo t’i largojnë.

Sipas Bekim Salihut, komunat tashmë janë para një dileme të madhe, pak para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Në njëfarë forme, Qeveria po i urdhëron komunat që t’i mbyllin disa shkolla, derisa sa ishte në opozitë thoshte se kjo i takon Qeverisë. Në të kundërtën, komunat obligohen që vetë t’i financojnë mësimdhënësit tepricë. Komunat në këtë rast kanë dy mundësi. Opsioni i parë është që t’i largojnë mësimdhënësit dhe t’ua ndërpresin kontratat, dhe opsioni i dytë është që t’i vazhdojnë këto kontrata, por që t’i financojnë nga burimet tjera alternative, në këtë rast nga granti i përgjithshëm apo të hyrat vetanake. Këto janë mundësitë, ose edhe të largohen nga puna”, ka thënë Salihu.

Në anën tjetër, Salihu ka thënë se ky proces është i pashmangshëm dhe sa më herët që komunat fillojnë të merren me ta, aq më mirë do të jetë për to.

The post Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

LEXO GJITHASHTU

Tërmet në Ohër dhe Resnje
Tërmet në Ohër dhe Resnje
TOP Momenti
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
TOP Momenti
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
TOP Momenti
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
TOP Momenti

You Might Also Like

Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin
Lajme

Aktakuza për keqpërdorim milionësh  – Ministria e Infrastrukturës pezullon zyrtarët e saj: Drejtësia të thotë sa më shpejt verdiktin

August 14, 2026
Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave
Lajme

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

August 14, 2026
Sadiku për çështjen e Presidentit: Kur s’ke rezultate të duhet një krizë e re, Kurti dështoi në arsim e në luftimin e korrupsionit e nepotizmit
Lajme

Sadiku për çështjen e Presidentit: Kur s’ke rezultate të duhet një krizë e re, Kurti dështoi në arsim e në luftimin e korrupsionit e nepotizmit

August 14, 2026
Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
Lajme

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?