Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka vendosur për shtyrjen e afatit për paraqitjen e njoftimit të apelit në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paneli i Apelit ka miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit më 29 shtator 2026.
Paneli miratoi të njëjtën zgjatje afati edhe për ZPS-në dhe caktoi datën 27 nëntor 2026 për dorëzimin e njoftimeve për apel nga ekipet e Mbrojtjes dhe nga ZPS-ja, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të publikuar dje.
“Në një vendim tjetër, Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit, në të cilin vendosi që të zbatohet një praktikë e ngjashme me atë që u zbatua gjatë gjykimit në shkallë të parë, me përshtatjet e nevojshme”, thuhet po ashtu në njoftim.
Paneli përbëhet nga gjyqtarja Michèle Picard, gjyqtari Kai Ambos dhe gjyqtarja Nina Jørgensen.
The post Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së appeared first on Gazeta Express.

