By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
TOP Momenti

Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor

Momenti
Published: September 30, 2026

Musa Damati ka bërë të ditur se është avokat i Vlora Hyseni në Kosovë për disa raste ligjore të natyrës civile.

Damati në një postim në Facebook, pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku Vlora Hyseni si ish-drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shqipërisë ndodhet në arrest shtëpiak thekson neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) konsiderohet si një nga nenet më të rëndësishme në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, nen ky i cili po ashtu aludon edhe në interpretimin se lidhur me prezumimin e pafajësisë ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor.

“Në anën time të djathtë në këtë foto është znj. Vlora Hyseni!

Drejtuese e dy Shërbimeve Sekrete.

Dy herë drejtuese e AKI-së në Kosovë, më pas këshilltare për siguri e kryeministrit të Shqipërisë, dhe së fundi drejtoreshë gjenerale e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH-it).

Që nga viti 2021 jam avokat i saj në Kosovë, të cilën edhe e përfaqësoj në bazë të autorizimit të dhënë me shkrim pranë gjykatave të Kosovës në disa raste ligjore të natyrës civile.

Për znj. Hyseni, ashtu si edhe për çdo qytetar tjetër i cili është subjekt eventual i procedurave penale duhet që të vlejë parimi krucial procedural i drejtësisë prezumimi i pafajësisë, i garantuar me legjislacionin penal vendor dhe atë ndërkombëtar, e që nënkupton se çdo person prezumohet (konsiderohet) i pafajshëm përderisa të mos vërtetohet e kundërta me verdikt të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente, e përcaktuar taksativisht me nenin 6 paragrafi 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) konsiderohet si një nga nenet më të rëndësishme në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, nen ky i cili po ashtu aludon edhe në interpretimin se lidhur me prezumimin e pafajësisë ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor.

– Fotoja është shkrepur në vitin 2021 para marrjes së funksioneve zyrtare në Shqipëri, gjatë një takimi pune rreth procedurave legale për përfaqësimin e saj”, shkruan Damati.

Ndryshe, ditë më parë është arrestuar Vlora Hyseni, sa ishte në pozitën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Ajo pas arrestimit është shkarkuar nga kjo pozitë.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike

LEXO GJITHASHTU

Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Lajme
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Lajme
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
Lajme
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Lajme

You Might Also Like

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

September 30, 2026
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti

Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime

September 30, 2026
Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë
TOP Momenti

Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë

September 30, 2026
Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet
TOP Momenti

Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?