By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
TOP Momenti

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret

Momenti
Published: September 30, 2026

Drejtoresha e sektorit për kontroll në Fondin për Sigurim Shëndetësor, Silvana Andov, tha se nga 1 dhjetori hyn në fuqi rregullorja e re me kritere të rishikuara për paaftësinë e përkohshme për punë, me të cilën shkurtohet nga shtatë në pesë ditë periudha për të cilën mjekët amë mund të miratojnë në mënyrë të pavarur pushim mjekësor. Ky vendim vjen pasi në sektorin publik dominojnë dyshimet për pushime mjekësore fiktive, ndërsa kontrollet kanë evidentuar rritje të ndjeshme të parregullsive.

Ajo bëri të ditur se versioni përfundimtar i rregullores është dërguar për miratim në Bordin Drejtues, pas së cilës do të marrë pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, me qëllim që të fillojë zbatimi nga 1 dhjetori. Kjo është rishikimi i parë i kritereve diagnostikuese që nga viti 2012.

“Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, numri i pacientëve është rritur me 6,7 për qind, por numri i pushimeve mjekësore të hapura ka shënuar rritje prej madje 33,4 për qind. Vetëm këtë vit, nga 326 kërkesa për kontroll të jashtëzakonshëm, 110 janë nga sektori publik, ndërsa 56 nga sektori privat. Kemi raste me denoncime nga punëdhënësit, ku persona me pushim mjekësor aktiv janë fotografuar në plazhe ose duke organizuar dasma. Është vërejtur edhe një trend i rritjes së numrit të incizimeve me rreze X dhe pushimeve mjekësore te punonjësit më të rinj pikërisht para sezonit veror”, zbuloi Andov.

Ajo shtoi se në institucione si Ministria e Punëve të Brendshme, për 84 persona, dhe Ministria e Mbrojtjes, për 51 persona, janë bërë kërkesa grupore për kontroll të pushimeve mjekësore të dyshimta. Përqindje e lartë e mungesave është evidentuar edhe te personeli i mesëm mjekësor në sektorin shëndetësor.

Andov dha sqarime se si do të zbatohet rregullorja e re.

“Periudha gjatë së cilës mjeku amë mund të hapte pushim mjekësor vetëm në bazë të simptomave dhe qëndrimeve doktrinare, pa gjetje specialistike, shkurtohet nga 7 në 5 ditë. Me këtë synohet të parandalohen rastet kur pacientët ndryshonin diagnozat çdo shtatë ditë pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli. Për diagnoza të caktuara, mjekët amë do të vazhdojnë të kenë mundësi të menaxhojnë në mënyrë të pavarur pushimin mjekësor deri në 15 ditë vetëm me gjetje laboratorike, pa konsultë specialistike. Këtu përfshihen gripi/influenza, infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes, enteritet virale dhe disa gjendje gjinekologjike”, tha Andov.

Ajo sqaroi se nuk do të ketë polici që do të trokasë në dyer për kontrolle.

Andov i mohoi kategorikisht spekulimet se pushimi mjekësor do të shndërrohet në një lloj arresti shtëpiak apo se policia do të hyjë nëpër shtëpitë e qytetarëve.

“FSSH edhe deri më tani ka pasur kompetencë ligjore për të kryer kontroll në terren të të siguruarit pas denoncimit nga punëdhënësi, kur ekziston dyshim për një pushim mjekësor aktiv. Me MPB-në nuk planifikohen ndërhyrje me policë, por në të ardhmen, përmes memorandumeve, synohet vendosja e një sistemi për shkëmbim elektronik të të dhënave – për shembull, evidencë nëse një person që është në pushim mjekësor aktiv ka regjistruar dalje nga kufiri shtetëror”, shpjegoi Andov.

You Might Also Like

Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike

LEXO GJITHASHTU

Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Lajme
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
Lajme
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
Lajme
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Lajme

You Might Also Like

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

September 30, 2026
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti

Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime

September 30, 2026
Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë
TOP Momenti

Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë

September 30, 2026
Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet
TOP Momenti

Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?