By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën
Lajme

Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën

Momenti
Published: September 30, 2026

Komuna e Ferizajt, ka njoftuar kuvendi komunal i kësaj komune përmes një deklarate të përbashkët, kanë shprehur mospajtim me dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet edhe se, pak para leximit të kësaj deklarate, sallën e kanë lëshuar anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe se, ndryshe nga subjektet e tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, përfaqësuesit e LDK-së nuk e kanë votuar këtë deklaratë.

‘’ Kuvendi i Komunës shpreh solidaritet me familjet e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, familjet e Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së, ish të burgosurve politik, si dhe me të gjithë qytetarët që këtë proces e kanë përjetuar me dhembje, dëshpërim dhe shqetësim’’, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Postimi:

Kuvendi i Komunës shpreh mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Kuvendit, gjatë ditës së sotme kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për të shprehur mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj krerëve të UÇK-së.

Megjithatë, pak para leximit të kësaj deklarate, sallën e kanë lëshuar anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndryshe nga subjektet e tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, përfaqësuesit e LDK-së nuk e votuan këtë deklaratë, duke zgjedhur ta lëshojnë sallën në momentin kur Kuvendi po shprehte qëndrimin e tij lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Këtë deklaratë e lexoi Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi.

Në këtë deklaratë thuhet:

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, shpreh mospajtimin e tij të thellë, papranueshmërinë e aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16.09.2026 ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lufta e popullit shqiptar për liri, ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare, vazhdimësi e përpjekjeve tona shekullore për liri, e lindur nga rrethanat e rënda të represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Ferizaj gjatë gjithë historisë tonë kombëtare, përgjatë shekujve si e gjithë Kosova, dha dëshmorë e martirë, dha luftëtarë e heronj në përpjekjen e luftën tonë për liri.

Përpjekjet tona shekullore për liri, kulmuan me luftën tonë të drejtë çlirimtare, me emblemën e krenarisë e lavdisë sonë kombëtare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për Ferizajn dhe ferizajasit, është i papranueshëm, i padrejtë, i pambështetur në të vërtetën faktike e historike, i paprovuar me fakte e mohues i përpjekjeve tona gjithë popullore për liri – Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara i datës 16 Shtator 2026 ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Theksojmë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është fundi i procesit, beteja për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare vazhdon. Kjo betejë vazhdon në rrugë institucionale, vazhdon e rritet çdo ditë me zërin e mijëra qytetarëve në sheshet e lirisë, në sheshet e çdo qyteti, në kryeqendrën tonë, veç me një thirrje: Liri për Çlirimtarët! Ferizaj dhe gjithë Kosova, pret çlirimtarët, pret etërit themeltar, ikona të luftës dhe të paqes.

Procedura e ankimimit është pjesë e drejtësisë dhe ne shprehim pritjen që aty të shqyrtohen e të korrigjohet kjo padrejtësi, të rrëzohet tërësisht në të gjitha pikat e tij, ky vendim i pashembullt në drejtësinë ndërkombëtare.

Kuvendi i Komunës shpreh solidaritet me familjet e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, familjet e Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së, ish të burgosurve politik, si dhe me të gjithë qytetarët që këtë proces e kanë përjetuar me dhembje, dëshpërim dhe shqetësim.

Kuvendi i Komunës u bën thirrje qytetarëve të Ferizajt dhe të gjithë Kosovës që, përkundër dhembjes dhe emocioneve të forta, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucionale.

Duke pasur parasysh se vendimi u shpall me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës” Kuvendi i Komunës së Ferizajt përcjell qartë mesazhin e qytetarëve të tij:

“JO NË EMRIN TIM !”

Kjo është shprehje e mospajtimit me këtë Aktgjykim dhe njëkohësisht e të drejtës për të kërkuar drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e luftës sonë çlirimtare e etërit themeltar të lirisë e shtetësisë sonë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

The post Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
BE do të zgjerojë misionin detar në Mesdhe për të synuar flotën në hije të Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
TOP Momenti
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
TOP Momenti
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
TOP Momenti
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
TOP Momenti
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike
TOP Momenti

You Might Also Like

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”
Lajme

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Lajme

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane
Lajme

Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane

September 30, 2026
Deliu-Kodra i bën thirrje Qeverisë: Silleni në Kuvend projektligjin për Specialen
Lajme

Deliu-Kodra i bën thirrje Qeverisë: Silleni në Kuvend projektligjin për Specialen

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?