By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
Lajme

Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML

Momenti
Published: September 29, 2026

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit.

Komisioni ka thënë se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

“Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”.

Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.

“Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u zotua se “mbetet i përkushtuar në  zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën”.

The post Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Hysni Gucati flet për protestën e nesërme dhe planin që kanë bërë
Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Kushtetuesja “kërkesë” deputetëve: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
Studimi: Mbi 90% e produkteve të zakonshme plastike përmbajnë kimikate me rrezik të lartë për shëndetin
“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

LEXO GJITHASHTU

Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
Tre persona të maskuar sulmuan një burrë në Prishtinë, ia morën paratë dhe ikën
TOP Momenti
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
Videoklipi i Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
TOP Momenti
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate
TOP Momenti
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private
TOP Momenti
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike
Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike
TOP Momenti

You Might Also Like

Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
Lajme

Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive

September 30, 2026
BE do të zgjerojë misionin detar në Mesdhe për të synuar flotën në hije të Rusisë
Lajme

BE do të zgjerojë misionin detar në Mesdhe për të synuar flotën në hije të Rusisë

September 30, 2026
Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”
Lajme

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Lajme

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?