Ka nisur seanca plenare për ditën e sotme, por nuk kanë munguar tensionet dhe debatet.
Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza, si dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 17 shtatorit, pasuar nga njoftimet.
Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në vijim është parashikuar interpelanca urgjente me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjithashtu e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Një nga pikat kryesore të seancës është projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 56, datë 22.9.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup
deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një
grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në
operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. (Në mbështetje
të neneve 12, pika 3, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores
së Kuvendit, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, “Për
marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike””. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe
83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e
thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së
Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të
grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të
ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

