By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Si të ruhet ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Si të ruhet ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?
TOP Momenti

​Si të ruhet ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?

Momenti
Published: September 24, 2026

Integriteti i informacionit është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, mediave, verifikuesve të fakteve dhe komunitetit akademik, u tha në konferencën “Ndikimi i jashtëm për manipulim të informacionit”, të organizuar nga Hibrid.info në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Francës në Kosovë, David Marchesin, tha se asnjë aktor nuk mund ta përballojë i vetëm sfidën e manipulimit të informacionit.

“Franca beson fuqishëm se asnjë aktor i vetëm nuk mund ta fitojë këtë betejë i vetëm. Institucionet qeveritare nuk mund ta bëjnë këtë të izoluara, as gazetarët nuk mund të veprojnë të vetëm. Garantimi i integritetit të informacionit është një përgjegjësi e përbashkët. Kjo kërkon një ekosistem plotësisht të angazhuar: së pari, institucione dhe rregullatorë publikë të fuqishëm dhe të pavarur; media profesionale dhe të pavarura; verifikues të fakteve; si dhe kërkime akademike për të zhvilluar edukimin mediatik dhe qëndrueshmërinë e publikut”, tha ai.

Ndërkaq, Vincent Couronne, ekspert francez i së drejtës publike, profesor dhe themelues e drejtor i medias së pavarur “Les Surligneurs”, tha se përgjegjësia për integritetin e informacionit nuk duhet t’u lihet vetëm platformave digjitale apo qeverive.

“Kush duhet të jetë përgjegjës për mbrojtjen e integritetit të informacionit në një mjedis gjithnjë e më shumë të ndikuar nga manipulimi dhe platformat digjitale?…Përgjigjja e parë në të cilën nuk besoj është: platformat. T’i lëmë ato të vetërregullohen. Dua të them, ato i kanë të dhënat, i kanë inxhinierët, e kanë shtrirjen. Me siguri ato e dinë më së miri se si të mbrojnë integritetin e informacionit që publikojnë. Unë nuk besoj në këtë. Nuk besoj se kjo mund të jetë zgjidhje për një arsye të thjeshtë. Nëse platformat janë përgjegjëse për integritetin e informacionit, atëherë platformat bëhen pika e hyrjes dhe pika e daljes për të gjithë informacionin publik…Përgjigjja e dytë është: qeveritë. Dhe këtu përfshij edhe Komisionin Evropian. T’ia lëmë shtetit të vendosë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë mund të qarkullojë. Edhe në këtë zgjidhje nuk besoj. Demokracitë tona janë të ndërtuara mbi lirinë e shprehjes së shoqërisë civile. Qeveritë ekzistojnë për ta mbrojtur këtë liri, jo për të vendosur se çfarë është e drejtë apo e gabuar”, ka thënë ai.

Festim Rizanaj nga Hibrid.Info tha se hapësira informative në Kosovë është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt mediave sociale, ku, sipas tij, mbingarkesa me përmbajtje ka krijuar një lloj “anarkie të informacionit”.

“Duhet me pas parasysh se kur flasim për informacionin, edhe hapësira informative në përgjithësi në Kosovë e kemi një shmangie, dmth, ose një zhvendosje të informacionit më shumë në mediat sociale. E kur jemi te mediat sociale, aty informacioni ka fituar për shkak të mbingarkesës së madhe, dmth, që ndodh aty, e kemi të bëjmë me një lloj anarkie të informacionit. Sepse ky, nëse mundem me e quajtë informacion, apo thjesht një përmbajtje apo kontent që i thonë në anglisht, është problemi se shumë faqe fantome, shumë llogari fake, shumë faqe që simulojnë. Që nuk janë, dmth, media, por përdorin disa simulime ose manipulime duke i vendosur faqeve prapashtesa info, press, lajm, e të tjera, e mbingarkojnë sferën informative me manipulime të ndryshme, me dezinformata, me forma e forma të ndryshme, duke përfshirë edhe aspektin vizual. Editime, montime, edhe kohëve të fundit përmbajtje të gjeneruara me inteligjencë artificiale, duke filluar nga manipulimet me imazhe, por edhe video, në total të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, dhe kjo e bën sfiduese”, tha ai.

Ndërsa, Klodiana Kapo nga “Faktoje” tha se hapësira informative po përballet me gjysmë të vërteta, propagandë të brendshme dhe dezinformim të huaj.

Ajo theksoi rëndësinë e gazetarisë profesionale dhe të pavarur, duke kërkuar më shumë edukim mediatik në shkolla, universitete, administratë publike dhe komunitete.

“Dhe ajo që ne kemi parë është që në fakt të gjithë jemi në një shesh lufte që mbizotërohet nga gjysmë të vërteta, nga propaganda e brendshme dhe dezinformimi i huaj që ka në fakt si synim përjetimin e një lufte hibride: dobësimin e institucioneve, dobësimin e vlerave europiane dhe personalisht mendoj që ka edhe si qëllim dobësimin e vlerave apo shkatërrimin e vlerave njerëzore. Kush është më i fortë, fiton. Gazetaria profesionale dhe e pavarur, ajo që i shërben publikut, mund të tingëllojë në ditët e sotme kur AI apo rrjetet dixhitale vrapojnë pak e vjetëruar dhe mbase naive, por ne besojmë që është ajo që mund të shpëtojë dhe mund të edukojë qoftë të ndërtojë institucionet, por edhe qytetarët…Do ta vija theksin te edukimi mediatik i cili duhet të integrohet në shkolla, në universitete, por edhe në administratën publike, si dhe edukimi në komunitet, duhet të përfshijë njohuri praktike mbi algoritmet, manipulimin emocional, burimet anonime”, ka thënë ajo.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe përfaqësues nga Komisioni i Pavarur për Media. Kryetari i KPM-së, Besnik Berisha, tha se ligji për të përmendur duhet të vijë shpejt, dhe duhet të ketë ndryshime, ngase siç tha ai, “ne nuk mund të mbrohemi duke mbrojtur vetëm mediat tradicionale”. /Kp/

You Might Also Like

Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital
Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

LEXO GJITHASHTU

 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
Lajme
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Lajme
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Lajme
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
Lajme
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Lajme

You Might Also Like

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun
TOP Momenti

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

September 24, 2026
SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
TOP Momenti

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

September 24, 2026
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
TOP Momenti

MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica

September 24, 2026
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
TOP Momenti

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?