By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën
TOP Momenti

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën

Momenti
Published: September 22, 2026









Një ditë më parë, avokati Alban Duraj tha se dihet vendndodhja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh. Sipas tij, vajza që tashmë është 22 vjeçe, është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.


Këto detaje i ka hedhur poshtë sot avokati i nënës së Bleonës, Idajet Beqiri.


Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision, ai u shpreh se këto janë deklarata të papërgjegjshme dhe se Duraj nuk ka asnjë lloj lidhje me çështjen. Sipas Beqirit, ai është nxituar.


“Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme ligjore, e hedh organin e akuzës në një drejtim që nuk duhet të shkojë. Gjithashtu ka probleme të rëndë me familjen, nënën e Bleonës, njerëzit e tjerë të dashur, vëllain e saj. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, tha avokati.


Lidhur me nënën e Bleonës, zonjën Bukurie, Beqiri tha se ajo thashme është mësuar me kështu deklaratash pasi edhe në rrjetet sociale çfarë nuk thuhet.


“Dikush thotë është martuar këtu, dikush e gjetëm këtu, dikush thotë është adoptuar. Ka plot teori. Me dhimbje i pret të gjitha, edhe këtë deklaratë, por e di që është një gënjeshtër, mashtrim i madh”, tha avokati.


I pyetur nëse ka informacione se për kë bëhet fjalë, për vajzën që përmendi avokati Duraj, Beqiri tha se ‘nuk ka lidhje dhe se është sajesë e turpshme’.


“Madje është vepër penale. Nuk dua të flas shumë për të, komuniteti jonë ka lloj-lloj njerëzish. U bë vetting gjithandej, por duhet bërë dhe brenda avokatëve. Çfarë nuk po dëgjojmë”, vijoi avokati.


Sipas Beqirit, hetimet për rastin e Bleonës janë në një drejtim tjetër dhe këto deklarata thjeshtë shpërqendrojnë vëmendjen. Ai shton se është një situatë jo normale në hetimet e kësaj çështje.


“Është si puna e kungulleshkës, një erë e merr çështjen Prokuroria e Kukësit dhe e ndalon, e dërgon te Policia. Kjo e merr dhe e kthen sërish te Prokuroria që më pas ia dërgon SPAK. SPAK nuk bën gjë.  Momentalisht është çështje e ‘vdekur’, është e pezulluar, nuk ka ndonjë gjë konkrete në drejtimin e duhur. Është një fatkeqësi e madhe, në krim kaq i madh prej 16 vitesh, sot vajza është 22 vjeçe, nuk merr drejtimin e duhur çështja”, përfundoi avokati Beqiri. /TCh


Image


source

You Might Also Like

Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni
“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit

LEXO GJITHASHTU

“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut
“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut
Lajme
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Lajme
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Lajme

You Might Also Like

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup
TOP Momenti

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup

September 22, 2026
Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
TOP Momenti

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

September 22, 2026
Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?