By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Momenti
Published: September 22, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, në New York, ka ngritur çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konjufca po qëndron në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues ndërkombëtarë.

Ai tha se në takimin me kryediplomatin holandez ka diskutuar për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“I ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”, deklaroi Konjufca.

Sipas tij, qëndrimi i Kosovës është se aktgjykimi “shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”.

Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall më 16 shtator në Hagë.

Gjatë qëndrimit në New York, Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, zhvilloi takim edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenković dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Konjufca e cilësoi Kroacinë si një prej partnerëve më të afërt të Kosovës në rajon, duke theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Kryediplomati kosovar u takua gjithashtu me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Sipas Konjufcës, në takim është diskutuar për rritjen e investimeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Takime pati edhe me ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Abdoulkader Houssein Omar, si dhe me kryeministrin e Ruandës, Justin Nsengiyumva, dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Olivier Nduhungirehe.

“Vazhdojmë angazhimin për forcimin e partneriteteve të Kosovës dhe avancimin e interesave të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Konjufca.

Konjufca aktualisht mban postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre
Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni
“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në

LEXO GJITHASHTU

“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
Lajme
“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
Lajme
“Më kanë hy në shpi njerëz të paftuar”, Sherifi tregon për sms’in e Jakup Krasniqit: S’më hiqet prej syve kur kalo xhipi me të brenda
“Më kanë hy në shpi njerëz të paftuar”, Sherifi tregon për sms’in e Jakup Krasniqit: S’më hiqet prej syve kur kalo xhipi me të brenda
Lajme
Ftesa e Haxhiut për takim me familjarët e të dënuarve, djali i Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca
Ftesa e Haxhiut për takim me familjarët e të dënuarve, djali i Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca
Lajme
Rrëfimi i Sherifit për Hagën: Jakup Krasniqi u dënua si zëdhënës dhe si figurë e rëndësishme, asnjë ligj s’e ka shkelë
Rrëfimi i Sherifit për Hagën: Jakup Krasniqi u dënua si zëdhënës dhe si figurë e rëndësishme, asnjë ligj s’e ka shkelë
Lajme

You Might Also Like

Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit
TOP Momenti

Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit

September 22, 2026
Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup
TOP Momenti

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup

September 22, 2026
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
TOP Momenti

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

September 22, 2026
Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?