By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
TOP Momenti

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

Momenti
Published: September 22, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, disa orë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ajo të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpiak.

Masat e vendosura nga Prokuroria e Posaçme lidhen me një hetim për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rama, që gjendet në Shtetet e Bashkuara ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se është njoftuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për Hysenin dhe tha se pret që çdo dyshim i organit ndjekës të hetohet dhe të zbardhet.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falënderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se sapo të kthehet nga SHBA-ja, në konsultim me presidentin Bajram Begaj, do të emërohet kreu i ri i SHISH-it.

Më herët gjatë ditës u njoftua se me urdhrin e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni si person nën hetim për dy vepra penale.

SPAK referon dy nene që përcaktojnë “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Gjykata ka firmosur “arrest me burg” për një punonjës të institutit të policisë shkencore dhe një biznesmen.

Gjithashtu SPAK njoftoi se me urdhër të gjykatës është kryer kontroll personal dhe në banesë për shtetasin me inicialet I.P që e identifikon si ish-funksionar të lartë i policisë së shtetit. SPAK thotë se i ka kryer këto veprime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, që lidhet me dosjen AKSHI.

Vlora Hyseni është veçanërisht e njohur në Kosovë, pasi para se të merrte drejtimin e SHISH-it në Shqipëri, kishte mbajtur një pozitë të lartë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ajo ishte zëvendësdrejtoreshë e AKI-së nga viti 2019 deri në qershor të vitit 2021, kur u shkarkua nga detyra nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Hyseni kishte punuar për disa vite në AKI, fillimisht si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas si zëvendësdrejtoreshë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e saj, më 30 qershor 2021, nuk u dhanë hollësi për arsyet e vendimit. Në atë kohë, Qeveria tha se vendimi ishte mbështetur në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Në komunikatë përmendej fakti se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”.

Në vitin 2023, Hyseni u emërua në krye të SHISH-it në Shqipëri. Në atë kohë, opozita shqiptare i kërkoi presidentit Bajram Begaj që, para dekretimit të saj, të merrte informacione për arsyet e shkarkimit të Hysenit nga AKI-ja.

Hetimi ku është përfshirë Hyseni lidhet me dosjen e AKSHI-t, institucionit qendror që administron dhe zhvillon infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Qeverisë shqiptare.

Ergys Agasi është një nga personat e dyshuar në këtë çështje, e cila lidhet me dyshime për grup të strukturuar kriminal dhe mashtrime me tenderë publikë.

Në të njëjtin hetim është përfshirë edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili është arrestuar në Francë. Hetimet kanë përfshirë disa zyrtarë dhe biznesmenë.

Gjykata ka caktuar masa sigurie edhe ndaj zyrtarëve të AKSHI-t. Ish-drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa zëvendësja e saj është lënë nën masën e detyrimit për paraqitje në polici.

Agasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë ose ankande publike, grupin e strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka urdhëruar sekuestrimin e 52 pasurive dhe llogarive bankare, me vlerë mbi 40 milionë euro. Pasuritë lidhen me Karçanajn, Agasin, Beqirajn dhe persona të tjerë.

Mes pasurive të sekuestruara janë banesa në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, troje, sipërfaqe toke, llogari bankare dhe një jaht.

Operacioni i SPAK-ut është ende në zhvillim.

Krahas Hysenit, po ushtrohen kontrolle edhe ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili është paraqitur në SPAK të martën në mëngjes. Hetimet përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Për këto zhvillime nuk ka pasur ende reagim nga Qeveria e Shqipërisë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar që presidenti Bajram Begaj të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Duhet të sqarohet nëse janë cenuar informacionet shtetërore, puna e institucioneve dhe siguria e qytetarëve”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi duke thënë se aksioni i SPAK-ut dëshmon, sipas tij, për përfshirjen e strukturave shtetërore në veprimtarinë e krimit të organizuar.

“SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar”, shkroi Bardhi.

You Might Also Like

Paga mesatare në muajin korrik ka qenë 48.499 denarë
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni
“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit

LEXO GJITHASHTU

“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut
“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut
Lajme
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Lajme
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Lajme

You Might Also Like

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup
TOP Momenti

Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup

September 22, 2026
Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026
Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales

September 22, 2026
Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
TOP Momenti

Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?