By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme

Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para

Momenti
Published: September 22, 2026

Ka vazhduar protesta në Prishtinë për ditën e shtatë rresht kundër verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Organizatori i protestës Çlirim Haziri, ka thënë se të mos pritet java e dytë të jetë si java e parë.

Ai tha se pas një jave nuk janë të lodhur dhe nuk kanë heshtur. /Gazeta Express

Fjalimi i Çlirimit Hazirit:

Vëllezër dhe motra!

Sonte u bë NJË JAVË!

Shtatë ditë. Shtatë net. Çdo natë, në të njëjtën orë. Çdo natë, në të njëjtin shesh. Çdo natë, bashkë për UÇK-në!

Dhe sonte dua t’ju them vetëm një gjë:

SHIKOJENI NJËRI-TJETRIN!

Pas një jave jemi ende këtu. Nuk jemi lodhur. Nuk jemi larguar. Nuk kemi heshtur.

Dhe kjo është përgjigjja më e fuqishme për këdo që ka menduar se kjo protestë do të zgjasë një natë, dy net, e pastaj do të shuhet.

JO!

Por çfarë janë shtatë net të qëndrimit tonë në këtë shesh, përballë sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë?

Sot janë bërë 28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Para sakrificës së Fehmiut dhe Xhevës, qëndrimi ynë shtatë net në këtë shesh është pak!

E sidomos sot, 28 vjet më vonë, kur po tentohet të njolloset lufta për të cilën ata dhanë jetën.

Prandaj nuk lodhemi! Nuk largohemi! QËNDROJMË!

Lavdi Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Vëllezër dhe motra,

Dikush ka menduar se do të dilnim një natë. Dikush ka menduar se pas dy-tri netësh do të lodheshim. Dikush ka pritur që ky shesh të zbrazej.

Por le ta shohin këtë shesh sonte!

JEMI ENDE KËTU!

Sepse nuk jemi mbledhur për një fotografi. Nuk jemi mbledhur për një parti politike.

Jemi mbledhur për një kauzë.

JEMI BASHKË PËR UÇK-në!

Dhe prej këtij sheshi, tash e shtatë net, po dëgjohet një thirrje që duhet ta dëgjojnë kudo:

JO NË EMRIN TIM!

Kur ne besojmë se po tentohet të njolloset lufta e UÇK-së:

JO NË EMRIN TIM!

Kur kërkohet heshtja jonë përballë asaj që ne e konsiderojmë padrejtësi:

JO NË EMRIN TIM!

Dhe ne nuk kemi vetëm një thirrje.

KEMI KËRKESA!

Dje, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është dorëzuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tash është koha që institucionet të përgjigjen!

Sepse një javë kemi pritur. Një javë kemi protestuar. Një javë kemi folur qetë.

Dhe askush të mos e marrë qetësinë tonë për dobësi!

Askush të mos mendojë se duke heshtur, ky shesh do të lodhet.

Sepse çdo derë institucionale që nuk hapet, do të thotë se kërkesa jonë duhet të trokasë edhe më fort!

Dhe le ta dëgjojnë mirë:

NUK KA DERË INSTITUCIONALE QË NUK E THYEN ZËRI I KËTIJ POPULLI!

Ne kemi zgjedhur sheshin. Kemi zgjedhur protestën. Kemi zgjedhur ta ngremë zërin.

Por para se t’i zgjidhnim të gjitha këto…

KEMI LINDUR QË TË MOS DORËZOHEMI!

Prandaj sonte, pas një jave, nga ky shesh po ua themi qartë institucioneve:

MOS PRISNI QË JAVA E DYTË TË JETË SI E PARA!

Nëse mendoni se koha punon kundër këtij sheshi — gaboheni!

Nëse mendoni se heshtja do të na lodhë — gaboheni!

Sepse çdo ditë pa përgjigje do të na gjejë përsëri këtu.

Dhe sa më gjatë të heshtni, aq më shumë do të rritet zëri i këtij sheshi!

Vëllezër dhe motra,

Sonte dua t’ju falënderoj secilin prej jush.

Sepse këtë protestë nuk e mban një njeri. Nuk e mban një organizatë. Nuk e mban një parti.

E MBANI JU!

Ju që vini natë pas nate. Ju që nuk jeni lodhur. Ju që nuk jeni larguar. Ju që nuk keni heshtur.

Prandaj sonte mos e humbni zemrën!

Shtatë ditë nuk janë fundi!

SHTATË DITË JANË VETËM FILLIMI!

Nëse për shtatë ditë ky shesh nuk është zbrazur, atëherë shtatë ditët që vijnë duhet ta bëjnë zërin tonë edhe më të madh!

Nesër silleni edhe një mik me vete! Silleni një familjar! Thirreni atë që deri sot ka qëndruar në shtëpi!

Sepse ky shesh nuk duhet të zvogëlohet.

KY SHESH DUHET TË RRITET!

Sonte jemi këtu pas një jave.

Nesër duhet të jemi më shumë!

Pasnesër edhe më shumë!

DERISA ZËRI YNË TË DËGJOHET!

Dhe sa herë që dikush mendon se mund të flasë në emrin tonë, përgjigjja nga ky shesh do të jetë:

JO NË EMRIN TIM!

JO NË EMRIN TIM!

JO NË EMRIN TIM!

Kosova nuk harron!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

BASHKË PËR UÇK-në!

The post Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Haziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi
“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
“Më kanë hy në shpi njerëz të paftuar”, Sherifi tregon për sms’in e Jakup Krasniqit: S’më hiqet prej syve kur kalo xhipi me të brenda

LEXO GJITHASHTU

Klestor Veseli thotë se s’ka marrë ftesë për takim nga Haxhiu
Klestor Veseli thotë se s’ka marrë ftesë për takim nga Haxhiu
TOP Momenti
Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre
Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre
TOP Momenti
Ftesa e Haxhiut për takim me familjarët e të dënuarve, djali i Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca
Ftesa e Haxhiut për takim me familjarët e të dënuarve, djali i Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca
Lajme
Rrëfimi i Sherifit për Hagën: Jakup Krasniqi u dënua si zëdhënës dhe si figurë e rëndësishme, asnjë ligj s’e ka shkelë
Rrëfimi i Sherifit për Hagën: Jakup Krasniqi u dënua si zëdhënës dhe si figurë e rëndësishme, asnjë ligj s’e ka shkelë
Lajme
Ramë Lahaj në protestën “Jo në emrin tim”: Thirrje për unitet, këndon “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
Ramë Lahaj në protestën “Jo në emrin tim”: Thirrje për unitet, këndon “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, arrestohet në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, arrestohet në Maqedoninë e Veriut

September 22, 2026
“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut
Lajme

“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”,  Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut

September 22, 2026
Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
Lajme

Organizatori i protestës në shesh, Çlirim Aziri: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para

September 22, 2026
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Lajme

Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?