By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%
Lajme

Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%

Momenti
Published: September 13, 2026

Tregu zviceran i banesave po përballet me mungesë gjithnjë e më të madhe të ofertës. Në vitin 2026, norma e banesave të lira ka rënë në vetëm 0.93%, niveli më i ulët që nga viti 2013.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës Federale të Statistikave, më 1 qershor 2026 në gjithë Zvicrën ishin 45,493 banesa të zbrazëta, ose vetëm 0.93% e fondit të përgjithshëm të banesave. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre është zvogëluar për 2,962, përkatësisht 6.1%. Rënia e normës së banesave të lira po vazhdon tashmë për të gjashtin vit radhazi.

Your browser does not support the video tag.

Nga banesat e lira, 34,690 ishin në dispozicion për qira, ndërsa 10,803 ishin për shitje. Numri i pronave të lira për qira ra me 6.7% brenda një viti, duke e bërë kërkimin e një apartamenti edhe më të vështirë në shumë pjesë të vendit, transmeton albinfo.ch.

Situata ndryshon ndjeshëm ndërmjet kantoneve. Zugu ka normën më të ulët të banesave të lira me vetëm 0.20%, i ndjekur nga Gjeneva me 0.31% dhe Obwaldeni me 0.38%. Në total, 15 kantone kanë tashmë normë nën 1%. Cyrihu i Madh ishte ndër të paktat rajone ku norma u rrit lehtë, duke arritur në 0.52%.

Në anën tjetër, situata është më e favorshme në Jura, ku norma e banesave të lira arrin në 3.35%, pasuar nga Solothurni me 1.91%, Ticino me 1.78% dhe Neuchâtel me 1.64%.

Mungesa e ofertës po shoqërohet edhe me rritjen e qirave. Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve paralajmëron se ndërtimi i banesave të reja nuk nënkupton domosdoshmërisht banim më të përballueshëm, pasi një pjesë e konsiderueshme e ndërtimeve të reja pozicionohen në segmentin më të shtrenjtë të tregut.

The post Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1% appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit

LEXO GJITHASHTU

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
TOP Momenti
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike
TOP Momenti
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
TOP Momenti

You Might Also Like

OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare
Lajme

OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare

September 13, 2026
Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës
Lajme

Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

September 13, 2026
Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin
Lajme

Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin

September 13, 2026
Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur
Lajme

Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?