Një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, në një rast që policia po e heton si vdekje të dyshimtë.
Njësiti policor, së bashku me ekipin mjekësor, ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës.
Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa në trupin e saj dyshohet se janë vërejtur shenja të dhunës fizike.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetim. /Telegrafi/

