By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës
Lajme

Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

Momenti
Published: September 13, 2026

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve në sallën e seancave, prej orës 10:00.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur sërish, më 11 shtator, pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit të pesë nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akuzuan partinë fituese të zgjedhjeve për bllokadë, teksa Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk mund të votojë nënkryetarë që kundërshtojnë kandidatin për president të shtetit. Seanca u shty për të dielën e 13 shtatorit, sot.

Your browser does not support the video tag.

Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Të mërkurën, në vazhdimin e seancës konstituive është zgjedhur kryetarja e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj. Ndërkaq, pas dy ditës, më 11 shtator, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.Gola mori 101 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, duke siguruar kështu zgjedhjen në pozitën e dytë në parlamentin e shtetit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar Vlora Çitakun për këtë pozitë. Megjithatë, Çitaku nuk arriti të zgjidhet në raundin e parë. Ajo mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime. Në shenjë pakënaqesie, deputetët kanë lëshuar sallën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të kthehen më në sallë, por që do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vonesat e konstitiuimit të Kuvendit të Kosovës.

Po atë ditë, në një tentativë tjetër në sallën e Kuvendit, deutetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës të premten, më 11 shtator , duke bërë që të dështojë përsëri seanca konstituive për zgjedhjet e nënkryetarëve. Arsyeja kryesore e vendimit erdhi pasi kryetarja e Kuvendit të tentoi të hidhte në votim individualisht propozimin e LDK-së për nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën, pa u zgjedhur paraprakisht nënkryetari nga radhët e partisë së dytë (PDK), shkruan KP.

Pas këtij veprimi të GP të LDK-së, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më 13 shtator në orën 10:00.

Mbrëmë, Vetëvendosje, pas mbledhjes së kryesisë, ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.

Tërhiqet VV’ja, thotë se nesër do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

The post Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit
OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare
Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%

LEXO GJITHASHTU

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës
TOP Momenti
Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t
Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t
TOP Momenti
Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu
Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu
TOP Momenti
Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin
Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin
Lajme
Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur
Lajme

Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur

September 13, 2026
Rreth 100 mijë qytetarë marshuan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Rreth 100 mijë qytetarë marshuan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 13, 2026
Përfaqësues të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
Lajme

Përfaqësues të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Qytetarët optimistë për rikthimin e katërshes së UÇK-së në Kosovë
Lajme

Qytetarët optimistë për rikthimin e katërshes së UÇK-së në Kosovë

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?