By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare
Lajme

OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare

Momenti
Published: September 13, 2026

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se pret një vendim të drejtë nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se sipas tij një vendim lirues do t’i përgjigjej drejtësisë ndërkombëtare.

Sopi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se vendimi duhet të bazohet në provat e administruara në gjykatë dhe jo në atë që e ka cilësuar si dëshmi të sajuara dhe të dërguara nga Serbia.

Your browser does not support the video tag.

“T’ju them të drejtën si gjithë populli edhe ne jemi në pritje të një vendimi real, të një vendimi të drejtë të kësaj gjykate të cilën ne vazhdimisht e kemi quajtur gjykatë politike sepse politika e ka formuar. Mirëpo urojmë dhe shpresojmë që vendimi të mos jetë politik por të jetë vendim tamam gjyqësor në bazë të provave të administruara në gjykatë. Në bazë të atyre provave dhe në bazë të atyre dëshmive, ne jemi vërtetues se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe çlirimtare dhe nuk ka bërë krime lufte”, tha ai.

Sopi ka kritikuar dëshmitë që, sipas tij, janë paraqitur nga Serbia dhe shërbimet e saj sekrete, duke i krahasuar me dëshmitë e autoriteteve ndërkombëtare.

“Flas gjithmonë kur i krahasoj ato dëshmi të cilat i ka servuar shteti i Serbisë, të cilat i kanë servuar shërbimet sekrete serbe, e cila ka qenë palë ndërluftuese me ne. Dhe kuptohet se ato nuk janë shënime dhe dokumente të cilat tregojnë të vërtetën, por dokumente të falsifikuara dhe të rregulluara sipas dëshirës dhe kutit të tyre. Në njërën anë, dhe në anën tjetër kemi dëshmi të autoriteteve ndërkombëtare si amerikane dhe angleze, të cilët e kanë pasqyruar në mënyrë të drejtë bashkëpunimin dhe luftën tonë të drejtë, bashkëpunimin dhe arsyen e intervenimit të tyre në Kosovë, ku po zhvillohej një gjenocid i vërtetë. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në përpjekje të ndërprerjes ose të pengimit të atij gjenocidi”, tha ai.

Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dalë në mbrojtje të popullatës civile, ndërsa ka kërkuar që trupi gjykues të marrë vendim të bazuar në prova.

“Kudo ne, ju e dini, kemi pasur masakra, kudo Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë në mbrojtje të popullatës dhe është munduar që t’i pengojë ato masakra. Mirëpo ushtria dhe policia serbe, aty ku ka pasur humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka shfrytëzuar momentin dhe është hakmarrë në popullatën civile të pambrojtur. Prandaj kjo gjykatë, ky trup gjykues tash, sepse qëndrimet e prokurorisë dihen, qëndrimet e mbrojtjes me aktorët e tyre, me dëshmitarët e tyre dihen, edhe vendimet i merr tash trupi gjykues. Dhe është para një sprove të madhe ky trup gjykues që të merr një vendim të drejtë, bazuar në prova të sinqerta, bazuar në prova të aktorëve kryesorë të shtetit amerikan, anglez dhe të NATO-s”, tha ai.

Duke folur për deklaratat nga Serbia lidhur me sigurinë e serbëve në Kosovë, Sopi i ka cilësuar ato si propagandë të qëllimshme.

“Po kjo është Serbia. Dihet që në krye të shtetit serb është ministri i propagandës në kohën e Millosheviçit. Është presidenti Vuçiç, i cili ka qenë në kohën e Sllobodan Millosheviçit dhe kur janë bërë masakra në Kosovë, ky ka qenë ministër i propagandës dhe ka propaganduar gjithmonë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër popullit tonë”.

“Sa i përket asasj që thoni ju se flitet se do të jenë populli serb ose do të jenë të rrezikuar, kjo është plotësisht e pavërtetë, kjo është plotësisht propagandë e qëllimshme sepse krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur edhe gjatë luftës kanë bartur pozicione dhe kanë pasur pozita të larta në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po edhe pas luftës kur kanë qenë në pushtet dihet se të drejtat maksimale serbët i kanë fituar pikërisht nga pushteti të cilin e kanë udhëhequr këta udhëheqës që gjenden në Hagë. Prandaj është një ndër pakicat me të drejtat më të mëdha jo vetëm në Ballkan apo në Evropë po në botë ndoshta, sepse dihen ato beneficionet që i kanë dhënë popullit serb vetëm që ta ndiejnë veten të lirë dhe të sigurt në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha ai.

Sipas tij, deklaratat për rrezikimin e serbëve janë pjesë e një terreni të përgatitur për secilin skenar pas vendimit të gjykatës.

“Prandaj nuk qëndrojnë ato, ato janë gënjeshtra, ato janë propaganda. Në të dy kahjet ata kanë përgatitur domethënë qëllim dezinformatash dhe qëllim destabilizimin në Kosovë, edhe në rast se dënohen, edhe në rast se lirohen. Në rast se dënohen domethënë qe, thonë se do të jenë të rrezikuar serbët, po edhe në rast se lirohen domethënë prapë do të kërkojnë që pse u liruan këta kur ne do të jemi të rrezikuar prej tyre. Domethënë në të dy anët ata e kanë përgatitur terrenin për dy vendimet eventuale”, tha ai.

Sopi ka thënë se pret që trupi gjykues të marrë një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

“Mirëpo jam i bindur se vendimi i duhur dhe vendimi që i përgjigjet drejtësisë ndërkombëtare dhe që do t’ia zbardhte fytyrën dhe nuk do t’ia nxinte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare është vendimi lirues sepse nuk ka baza që të dënohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë zhvilluar një luftë të drejtë çlirimtare në Kosovë dhe në asnjë rast nuk është vërtetuar se kanë kryer ato akuzat. Ju e dini akuzat fillestare kanë qenë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikimin e organeve njerëzore. Kur kjo akuzë ra, se në bazë të kësaj akuze është ngritur kjo Gjykatë Speciale, dhe më vonë kanë ndryshuar tërësisht destinacionin e saj. Dhe merret tash kush kujt ia ka marrë një viç, kush kujt ia ka dhënë një shuplakë”.

“Prandaj jam i bindur se trupi gjykues do të jetë koshient dhe do të merr vendim meritor, vendim i cili i përgjigjet sallës së gjyqit dhe dëshmive relevante, jo dëshmive të sajuara dhe të dërguara nga Serbia”, tha ai.

The post OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit

LEXO GJITHASHTU

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
TOP Momenti
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike
TOP Momenti
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
TOP Momenti

You Might Also Like

Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%
Lajme

Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%

September 13, 2026
Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës
Lajme

Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

September 13, 2026
Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin
Lajme

Vjosa Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Albin Kurtin

September 13, 2026
Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur
Lajme

Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?