By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

​“S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

Momenti
Published: September 11, 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se LVV-ja është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së dhe një të LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, por jo kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi siç tha ajo, e njëjta ka synim të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“Pas ndërprerjes së seancës, ne kemi tentuar si grup parlamentar dhe si Lëvizje Vetëvendosje që të arrijmë një marrëveshje me partitë e tjera. Kryetari i Lëvizjes, kryeministri Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së për të diskutuar dhe për t’u marrë vesh për votimin e nënkryetarëve. Ndërkohë që nuk ka pasur përgjigje në këtë ftesë, deklaratat publike kanë qenë që zoti Hamza nuk do të diskutojë edhe nuk do të takohet për këtë temë…Nënkryetari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti, Ardian Gola, mori tashmë votat e mjaftueshme, ndërkohë që kandidatja e PDK-së nuk mori votat e mjaftueshme. Në këtë pikë e konsideroj tejet të rëndësishme të përmendi që LVV, ashtu sikurse e bëra të qartë edhe në sallë, do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Nuk mund të votojmë zonjën Çitaku edhe nuk vazhdojmë tutje në këtë situatë që të konstituojmë Kuvendin, të përdorim 53 votat për të dhënë votë për dikë që ka synim dhe qëllim të na dërgojë në zgjedhje të reja”, deklaroi Nagavci.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për nënkryetarin nga Lista Serbe, Nagavci tha se qëndrimi i LVV-së është që propozimi të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Jo, nuk është ashtu siç po thuani ju. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e përcakton saktë se për të vazhduar punën kryesia e Kuvendit duhet të jenë votat e mjaftueshme në kryesi, pra numri i deputetëve. Qëndrimi në raport me nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe ne e kemi bërë të qartë, propozimi për nënkryetarin duhet të bëhet ashtu siç përcakton Kushtetuta”, theksoi Nagavci.

Nagavci po ashtu ka thënë se pret që edhe nesër të ketë përfaqësues, aktivistë dhe mbështetës të LVV-së në marshin për UÇK-në dhe drejtësinë.

“Marshi për UÇK-në dhe marshi për drejtësinë është diçka e cila i përfaqëson qëndrimet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në raport edhe me UÇK-në por edhe me Gjykatën Speciale. Edhe në protestat e kaluara, në marshet e kaluara, ka pasur përfaqësues, aktivistë, mbështetës e përkrahës të Lëvizjes, unë besoj që do të ketë edhe nesër. Edhe presim që për interesin e vendit, për të mirën e vendit, ne të kemi përgjigjen ashtu si po e presim, po e besojmë e po shpresojmë të gjithë ne. Dhe në këtë linjë, kjo është një arsye më shumë që 16 shtatori të na gjejë me institucione të konstituuara, pra me Kuvend me mandat të plotë, me qeveri me mandat të plotë dhe me president të vendit”, tha Nagavci. /Telegrafi/

You Might Also Like

U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
MPB me detaje për zjarrin në Shuto Orizare: Janë djegur mbi 20 dyqane në një qendër tregtare
Alarmi për arsimin: Ahmeti kërkon Pakt Shoqëror përtej partive dhe qeverive
Sondazhi i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?
Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

LEXO GJITHASHTU

A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve
A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve
Lajme
Maliqi: Kështu ka me shku kjo punë deri në paralizimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshe s’krijohet Republika e Tretë
Maliqi: Kështu ka me shku kjo punë deri në paralizimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshe s’krijohet Republika e Tretë
Lajme
Studio Psikologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
Studio Psikologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
Lajme
Rama: Vetëvendosje sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimin e kompanisë “Pastrimi”
Rama: Vetëvendosje sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimin e kompanisë “Pastrimi”
Lajme
Nagavci: LVV i jep 53 vota për ata që e përkrahin marrëveshjen me LDK’në
Nagavci: LVV i jep 53 vota për ata që e përkrahin marrëveshjen me LDK’në
Lajme

You Might Also Like

VLEN: Rasti i Llaskarcës është fytyra e dështimit të gjyqësorit
TOP Momenti

VLEN: Rasti i Llaskarcës është fytyra e dështimit të gjyqësorit

September 11, 2026
Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet
TOP Momenti

Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet

September 11, 2026
Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun
TOP Momenti

Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun

September 11, 2026
Seanca e radhës në Kuvend vazhdon në orën 14:00
TOP Momenti

Seanca e radhës në Kuvend vazhdon në orën 14:00

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?