By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shteti ku hienat “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shteti ku hienat “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit
TOP Momenti

Shteti ku hienat “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit

Momenti
Published: May 13, 2026

Në qytetin historik të Hararit në Etiopi, hienat nuk shihen si kafshë të rrezikshme, por si pjesë e jetës së përditshme dhe madje si “pastruese” të qytetit. Çdo mbrëmje, Abbas Yusuf, një nga “njerëzit e hienave” të fundit në Harar, i ushqen grabitqarët e egër me dorë, duke i thirrur me emra dhe duke ruajtur një traditë që trashëgohet prej dekadash

Por përtej traditës së pazakontë, studime të reja tregojnë se hienat luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik në qytetet etiopiane. Sipas kërkimeve të drejtuara nga ekologu Gidey Yirga nga Universiteti i Mekelles dhe Universiteti i Sheffieldit, publikuar në CNN, hienat dhe kafshët e tjera pastruese përpunojnë rreth 5 mijë ton mbetje organike në vit vetëm në qytetin Mekelle.

Your browser does not support the video tag.

Studiuesit vlerësojnë se hienat kryejnë afro 90% të këtij “pastrimi”, duke ulur kostot e mbetjeve për bashkinë me rreth 100 mijë dollarë në vit. Për më tepër, ato ndihmojnë në reduktimin e ndotjes dhe pengojnë përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme si antraksi dhe tuberkulozi i gjedhëve.

Në Harar, bashkëjetesa mes njerëzve dhe hienave daton prej të paktën 500 vitesh. Muret e lashta të qytetit kanë ende hapësira të posaçme, të njohura si “vrimat e hienave”, nga ku kafshët futen natën për të kërkuar ushqim.

Banorët vendas i konsiderojnë hienat edhe si mbrojtëse shpirtërore, pasi sipas besimeve lokale ato largojnë “xhindet” dhe shpirtrat e këqij.

Ekspertët paralajmërojnë se zgjerimi urban dhe afrimi i tepërt i hienave me njerëzit mund të rrisë rrezikun e sulmeve ndaj bagëtive dhe njerëzve. Pavarësisht kësaj, Abbas Yusuf beson se tradita nuk do të humbasë. “Kjo marrëdhënie do të kalojë brez pas brezi”, thotë ai për CNN, ndërsa përgatitet të ua trashëgojë këtë praktikë edhe fëmijëve të tij.

The post Shteti ku hienat “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit

LEXO GJITHASHTU

Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Lajme
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Lajme
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Lajme

You Might Also Like

Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
TOP Momenti

Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova

August 16, 2026
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
TOP Momenti

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

August 16, 2026
​Besnik Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
TOP Momenti

​Besnik Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026
Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë
TOP Momenti

Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?