By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së
TOP Momenti

Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së

Momenti
SHARE

Ish-deputeti Driton Selmanaj tha se ka vendosur vetë që të mos përfshihet në listën e LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Ai tha se do të angazhohet për “fitoren e LDK-së”.

“Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme. Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“E me gjithë këtë, përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë”, shtoi ai.

Selmanaj tha se “ky nuk është vendim kundër LDK-së”.

“Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme. LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplotë lavdi dhe e ardhmja që garanton stabillitet dhe zhvillim të shtetit tonë!”, shkroi ai.

“Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet. Jam i bindur se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi. Faleminderit secilit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Zoti e bekoftë LDK-në, Zoti e bekoftë Kosovën tonë!”, shtoi Selmanaj.

The post Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gashi: Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar me Zvicrën
Ndalohet për 48 orë një person në rastin “Laboratori ‘25”, dyshohet se ishte pjesë e grupit që falsifikonte dokumente
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
Serwer për Specialen: Gjykatë që i kushton ndërkombëtarëve miliona euro, nuk ka arritur të ofrojë drejtësi
Agim Bahtiri e tregon numrin e vet në listë të VV’së, partia ende s’i ka publikuar emrat
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
LDK ka një thirrje për mërgimtarët
Lajme

LDK ka një thirrje për mërgimtarët

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër, Haradinaj tregon për vendimet e AAK-së
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje
LSDM: Mickoski po bllokon ekstradimin e Gruevskit
Autostrada Shkup–Bllacë ende pa punime: Projekti në fazë vlerësimi, nisja e ndërtimit vonohet sërish
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?