By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Lajme

Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”

Momenti
Published: August 25, 2026

Veprimtari Ibrahim Kelmendi ka bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj disa prej figurave të organizatave ilegale shqiptare, duke i cilësuar si të lidhur me UDB-në jugosllave.

Në intervistën për ciklin e emisioneve ekskluzive “Dosjet” në Debat Plus të TV Dukagjinit, Kelmendi tha se, sipas tij, nuk ka njohur organizatë ilegale shqiptare në të cilën nuk kishte depërtuar UDB-ja.

“Fatkeqësisht nuk di organizatë që nuk kishte brenda spiunë të UDB-së”, deklaroi Kelmendi.

Your browser does not support the video tag.

Ai përmendi konkretisht disa organizata dhe figura, për të cilat pretendoi se ishin krijuar ose kontrolloheshin nga strukturat e UDB-së.

Sipas Kelmendit, Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), e lidhur me Sabri Novosellën, Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMSHJ) e Abdullah Prapashticës dhe Grupi Komunist i Riza Salihut ishin organizata që, sipas tij, ishin formuar dhe komandoheshin nga njerëz të UDB-së.

“Disa organizata i kishte formuar UDB-ja dhe komandoheshin nga njerëz të UDB-së, siç ishin LNÇKVSHJ-së e Sabri Novosellës, PKMSHJ-ja e Abdullah Prapashticës dhe GK i Riza Salihut”, tha Kelmendi.

Edhe për Frontin e Kuq Popullor, Kelmendi ngriti akuza të ngjashme, duke thënë se në formimin e tij kishte pasur rol Xhevat Ramabaja, të cilin e cilësoi si “marionetë” të UDB-së.

Ai tha gjithashtu se tashmë ka dyshime se edhe OMLK-ja e dytë, e udhëhequr nga Xhabir Morina, mund të jetë krijuar nga UDB-ja.

“Në atëherë nuk e kisha këtë mendim, sepse nuk kisha informacion, sa kam tani, por dyshoja duke analizuar veprimtarinë e kundrove të tyre”, u shpreh Kelmendi.

Kelmendi për Novosellën: Nuk e kam quajtur UDB-ash deri në vitin 2007

Kelmendi u ndal veçanërisht te Sabri Novosella, duke thënë se për një kohë të gjatë nuk e kishte cilësuar atë si pjesëtar të UDB-së.

“Deri në vitin 2007 asnjëherë Sabrin nuk e kam quajtur UDB-ash, sepse nuk kisha informacion konkret, i cili do më bindte se është i tillë”, tha ai.

Sipas Kelmendit, më pas një rrëfim i ish-kryepolicit të Prishtinës, Demë Demajt, për një ngjarje të vitit 1979 e kishte shtyrë atë të ndryshonte qëndrimin.

Kelmendi pretendoi se bastisja e shtëpisë së Novosellës më 14 dhjetor 1979 ishte e simuluar dhe se operacioni ishte pjesë e një skenari të organizuar nga struktura të policisë dhe UDB-së.

Ai tha se, sipas rrëfimit që kishte dëgjuar nga Demaj, Novosella ishte larguar nga vendi me një veturë që e drejtonte Ibush Kllokoqi, të cilin Kelmendi e cilësoi si “kryeUDB-ash”.

“Disa protagonistë ishin më të dëmshëm se vetë UDB-ashët”

Sa i përket Xhafer Durmishit, Kelmendi ka thënë se nuk ka një mendim konkret nëse ai ka qenë “marionetë” e UDB-së.

Ndërkaq, në një pjesë tjetër të rrëfimit të tij, Kelmendi ka përmendur edhe Xhafer Shatrin, duke pretenduar se ai iu bashkua në vitin 1982 figurave që, sipas tij, kishin dalë në skenë pas vrasjeve të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.

“Pastaj na goditjen vrasjet, për bindjen time, meqë UDB-ja, përmes UDBashëve në terren, siç ishin Sabriu dhe Abdullahu, shtë bindur se ne po i sfidonim komplotet e tyre. Fatkeqësisht UDB-ja duhet të kishte bërë planin, si të na komplotonte edhe pas vrasjeve. Në skenë, si operativë, fillimisht dolën Sabriu e Abdullahu, të cilëve në maj 1982 iu bashkua edhe Xhafer Shatri”, ka deklaruar Kelmendi.

Megjithatë, ai tha se disa prej protagonistëve të asaj periudhe, sipas tij, mund të kenë qenë edhe më të dëmshëm se vetë pjesëtarët e UDB-së.

“Disa protagonistë të atyre zhvillimeve ishin më të dëmshëm se vetë UDB-ashët, sepse ishin më këmbëngulës e më të përkushtuar në prapësitë e tyre, edhe kur ato nuk i bënin në cilësi të kuadrit klandestin të UDB-së, por sepse ashtu ishin të bindur”, deklaroi ai.

Kelmendi po ashtu foli për strukturën e UDB-së, duke theksuar se ajo vepronte në nivele të ndryshme – federative, republikane, krahinore dhe komunale – dhe se, sipas tij, duhet pasur kujdes se cilës strukturë i përket një dosje.

source

You Might Also Like

Shefi i CIA-s udhëton për në Moskë për bisedime të paparalajmëruara, raportojnë mediat amerikane
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton
TOP Momenti
Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
TOP Momenti
Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet
Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet
TOP Momenti
Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë
Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë
TOP Momenti
Musliu-Shoshi: Veriu s’u çlirua me Kurtin, Kosova i ka kufijtë e qartë
Musliu-Shoshi: Veriu s’u çlirua me Kurtin, Kosova i ka kufijtë e qartë
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë

August 25, 2026
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

August 25, 2026
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

August 25, 2026
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?