By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

Momenti
Published: August 25, 2026



Veprimtari Ibrahim Kelmendi ka rrëfyer detaje nga fillimet e veprimtarisë së tij klandestine dhe formimi i organizatës “Fronti i Kuq Popullor”, në Debat Plus, në kuadër të ciklit të emsioneve ekskluzive “Dosjet”.

Kelmendi ka deklaruar se veprimtarinë klandestine e kishte nisur në Gjermani, ku, sipas tij, ishte ndjerë i detyruar të vepronte në mënyrë të fshehtë për shkak të përndjekjes së veprimtarive kundër Jugosllavisë nga institucionet gjermane.

Your browser does not support the video tag.

“Veprimtarinë klandestine, siç e quajnë në fjalorin politik, e kam filluar në Gjermani. U ndjeva i detyruar të jem klandestin, sepse institucionet gjermane përndiqnin veprimtarinë kundër Jugosllavisë”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka treguar se frymëzimin për angazhimin politik e kishte marrë që në vitin 1968, kur ishte nxënës në shkollën Normale në Pejë dhe kishte qenë dëshmitar i demonstratave të nëntorit.

Sipas Kelmendit, edhe familja e tij kishte qenë e përfshirë në frymën e asaj kohe, ndërsa njëri nga të afërmit e tij ishte pjesë e organizimeve të lidhura me Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH).

Kelmendi ka theksuar se veprimtarinë e organizuar nuk e kishte nisur në Kosovë, por në Gjermani, në vitin 1978.

“Veprimtarinë e organizuar e kam filluar në vitin 1978, në Gjermani, falë insistimit të Xhevat Ramabajës e Besim Rexhës”, ka deklaruar ai.

Sipas rrëfimit të tij, Ramabaja dhe Rexha kishin insistuar që të formohej një organizatë, ndërsa më pas, së bashku me Idriz Bajrën dhe të tjerë, u formua “Fronti i Kuq Popullor”.

Kelmendi ka treguar se organizata ishte formuar në dhomën e tij në konviktin e studentëve në Bochum, në vitin 1978.

“E formuam në dhomën time në konvikt të studentëve në Bochum, siç e thash, në vitin 1978. Nuk mbaj mend datë. Shënime nuk kam, sepse disa herë më janë vjedhur dhe në ndërkohë u binda se nuk duhet të mbaj, meqë nuk mund t’i ruaja”, ka thënë ai.

Kelmendi mohon rol influencues të Sigurimit shqiptar në fillimet e organizatës

Duke folur për pretendimet se “Fronti i Kuq Popullor” dhe organizime të tjera të tij kishin pasur lidhje të forta me Sigurimin e Shqipërisë, Kelmendi ka thënë se në vitet e para nuk kishte pasur ndikim të tillë.

“Për mua Sigurimi në vitin 1978-1979 nuk ka pas asnjë rol influencues, meqë nuk kishim komunikim përkatës”, ka deklaruar ai.

Sipas Kelmendit, kontaktet me diplomatë shqiptarë ishin shtuar në vitin 1980. Ai ka thënë se diplomatët, sipas tij, u kërkonin veprimtarëve të mos bënin propagandë marksiste-leniniste dhe të mos propagandonin Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Enver Hoxhën.

Ai ka treguar edhe për pjesëmarrjen në pritje të organizuara në ambasadat shqiptare në Vjenë dhe Paris, ku kishte takuar edhe figura të njohura të kulturës shqiptare.

Në një prej këtyre rasteve, në Ambasadën shqiptare në Paris, ai ka thënë se kishte takuar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Kelmendi ka rrëfyer se gjatë asaj kohe ishte angazhuar për afirmimin e figurës së Adem Demaçit dhe kishte kërkuar nga Kadareja dhe Agolli që të ndërmerrnin hapa për promovimin e tij.

Sipas tij, më vonë në një revistë letrare në gjuhën frënge, të redaktuar nga Kadare, ishte publikuar një biografi për Demaçin dhe një fragment nga romani “Gjarpërinjtë e gjakut”.

Kelmendi ka thënë se më pas, së bashku me një studente gjermane në Bochum, kishte përgatitur një broshurë rreth 45-faqëshe në gjuhën gjermane për Adem Demaçin, e cila u ishte shpërndarë shkrimtarëve në Gjermani.

Ai ka treguar se më pas PEN-i në Holandë kishte ndarë ndihmë mujore prej 50 markash gjermane për Demaçin.

Në fund, duke folur për raportet me diplomatët shqiptarë, Kelmendi ka thënë se takimet me ta ishin të rralla dhe, sipas tij, kryesisht ishin të orientuara drejt marrjes së informacioneve për zhvillimet në Jugosllavi dhe në emigracion.

“Donin informacion dhe t’i spiunonim bashkatdhetarët pa pagesë”, ka deklaruar Kelmendi me ironi.

source

You Might Also Like

Shefi i CIA-s udhëton për në Moskë për bisedime të paparalajmëruara, raportojnë mediat amerikane
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet
Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet
TOP Momenti
Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë
Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë
TOP Momenti
Musliu-Shoshi: Veriu s’u çlirua me Kurtin, Kosova i ka kufijtë e qartë
Musliu-Shoshi: Veriu s’u çlirua me Kurtin, Kosova i ka kufijtë e qartë
TOP Momenti
Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
TOP Momenti
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme

You Might Also Like

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

August 25, 2026
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

August 25, 2026
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Lajme

Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve

August 25, 2026
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Lajme

Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?