By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

Momenti
Published: August 25, 2026



Veprimtari Ibrahim Kelmendi ka rrëfyer detaje për organizimin e grupeve ilegale shqiptare dhe demonstratat e vitit 1981.

Në Debat Plus, në kuadër të emisioneve ekskluzive “Dosjet”, duke folur për raportet mes organizatave të atëhershme, Kelmendi tha se më 5 prill 1981 ishte marrë vesh me Kadri Zekën, i njohur në atë kohë me nofkën “Zeqa”, për bashkërendimin e veprimtarisë në organizimin e protestave dhe tubimeve informuese.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, pas një serie demonstratash të zhvilluara çdo fundjavë nga 11 prilli deri në mesin e qershorit 1981, ishte diskutuar edhe bashkimi i tri organizatave – Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare (LNÇKVSHJ), Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) dhe Frontit të Kuq Popullor (FKP).

Kelmendi tha se tri organizatat kishin bashkëpunuar në terren, ndërsa kishin ndihmuar njëra-tjetrën në botimin dhe shpërndarjen e organeve të tyre, përfshirë “Bashkimi”, “Liria”, “Zëri i Kosovës” dhe “Lajmëtari i Lirisë”.

“Ne tre, të afirmuar si udhëheqës të organizatave tona në Perëndim, e bashkuam veprimtarinë edhe në terren, pos që e kishim bashkuar edhe në propagandë”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai tha se marrëveshja për bashkimin e organizatave, për të cilën sipas tij ishte arritur dakordim në korrik të vitit 1981, u pengua disa muaj më vonë.

“Bashkimi i organizatave, për të cilin qemë dakorduar qysh në korrik 1981, u komplotua në takimin e tetorit 1981, në Turqi, nga Sabri Novosella”, tha Kelmendi.

Sipas rrëfimit të tij, më 14 tetor 1981 Novosella kishte zhvilluar takim me Kadri Zekën, ndërsa të pranishëm kishin qenë edhe Bardhosh Gërvalla dhe diplomati Bujar Hoxha.

Kelmendi foli edhe për bashkëpunimin me organizatat e tjera ilegale të asaj kohe. Ai tha se në atë periudhë kishin pasur kontakte me Grupin Komunist të Riza Salihut dhe Besëlidhjen Shqiptare të Emin Fazlisë, ndërsa me organizatat e tjera nuk kishin pasur bashkëpunim.

Kthimi në Kosovë dhe takimi me Bajrush Xhemajlin

Në intervistë, Kelmendi tregoi edhe për një vizitë të tij në Kosovë gjatë verës së vitit 1979.

Ai mohoi se ishte kthyer në mënyrë të fshehtë, duke thënë se kishte udhëtuar legalisht, pasi ishte detyruar të kthehej për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të një të afërmeje.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, sipas tij, bashkëveprimtari Malush Ademaj e kishte dërguar për të takuar Bajrush Xhemajlin në Komogllavë të Ferizajt.

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 nuk i planifikoi asnjë organizatë

I pyetur nëse demonstratat e vitit 1981 ishin organizuar apo urdhëruar politikisht nga ndonjë organizatë, përfshirë Sigurimin e Shtetit shqiptar, Kelmendi e mohoi një gjë të tillë.

“Jo, shteti shqiptar dhe ne jemi befasuar për demonstratë”, deklaroi ai.

Kelmendi tha se disa muaj pas demonstratave kishte takuar Abdullah Tahirin, të cilin e përshkroi si një nga protagonistët e demonstratave dhe që më vonë ishte shpallur Hero i Kosovës.

Sipas Kelmendit, Tahiri i kishte treguar se si kishin nisur protestat dhe se ato nuk ishin rezultat i ndonjë plani të organizatave ilegale.

“E pata lut t’i rrëfente edhe me shkrim. Fatkeqësisht m’i kanë vjedh ato dhe materiale e mija që i ruaja në banesë. Nga ai u informova se ishin demonstrata aksidentale, të paplanifikuara nga asnjë organizatë, as nga asnjë agjenturë”, tha Kelmendi.

source

You Might Also Like

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

LEXO GJITHASHTU

Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
TOP Momenti
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Lajme
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Lajme
Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
TOP Momenti

You Might Also Like

Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Lajme

Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”

August 25, 2026
Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes
Lajme

Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes

August 25, 2026
Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes
Lajme

Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes

August 25, 2026
Kelmendi: Natën para vrasjes, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë u dakorduam për bashkim
Lajme

Kelmendi: Natën para vrasjes, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë u dakorduam për bashkim

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?