By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nura nga foltorja e Kuvendit: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng parlamentin, fitorja s’është licencë për ta bllokuar shtetin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nura nga foltorja e Kuvendit: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng parlamentin, fitorja s’është licencë për ta bllokuar shtetin
Lajme

Nura nga foltorja e Kuvendit: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng parlamentin, fitorja s’është licencë për ta bllokuar shtetin

Momenti
Published: August 20, 2026

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Jakup Nura, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se pas zgjedhjeve institucionet e Kosovës duhet të konstituohen dhe se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet

Nura ka thënë se partia që ka fituar zgjedhjet ka të drejtë të propozojë kryetarin e Kuvendit, por jo edhe ta mbajë peng Kuvendin.

Your browser does not support the video tag.

“Sot nuk po flasim për një parti politike. Po flasim për Kosovën. Qytetarët votuan. Vullneti i tyre është shprehur. Tani duhet të respektohet vullneti dhe të ndërtohen institucionet. Partia që ka fituar zgjedhjet ka të drejtë ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Por nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin. Fitorja në zgjedhje është mandat për të qeverisur, jo licencë për ta bllokuar shtetin”, ka deklaruar Nura, raporton eo.

Ai ka theksuar se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë procedurat e seancës konstituive dhe se ajo duhet të vazhdojë deri në konstituimin e Kuvendit.

“Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë procedurat e seancës konstituive. Duhet të vazhdojë deri në konstituimin e Kuvendit. Ndërprerja nuk mund të përdoret si mjet për zvarratje të pafundme. 48 orë nuk janë javë, nuk janë muaj. Nuk janë pafundësi. Kryesuesi i përkohshëm nuk është kryetar partie, as kryetar parlamenti. Ai nuk është përfaqësues i interesave të një grupi politik, është aty për ta udhëhequr procedurën. Prandaj duhet të themi qartë: një funksion teknik nuk mund të shndërrohet në armë politike”, ka thënë ai.

Sipas Nurës, nëse një funksion që duhet të garantojë procedurën përdoret për ta bllokuar atë, atëherë bëhet fjalë për problem institucional.

“Kur një pozitë që duhet të garantojë procedurën përdoret për ta bllokuar procedurën, atëherë nuk kemi më një problem procedural, kemi një problem institucional. Dhe përgjegjësia nuk mund të ketë vetëm drejtuesi i seancës.Përgjegjësia shkon edhe te ata që po e përdorin këtë situatë për interesat e tyre politike.Ju fituat zgjedhjet, por nuk e keni fituar Kuvendin. Ju nuk e keni fituar Kosovën. Nuk i keni fituar institucionet. Dhe mbi të gjitha, nuk e keni fituar të drejtën për ta mbajtur shtetin peng”, tha ai.

The post Nura nga foltorja e Kuvendit: VV s’ka të drejtë ta mbajë peng parlamentin, fitorja s’është licencë për ta bllokuar shtetin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike
Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes SHBA-Kore e Jugut
Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

LEXO GJITHASHTU

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e ish-bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e ish-bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
TOP Momenti
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë
TOP Momenti

You Might Also Like

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion
Lajme

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion

August 20, 2026
Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore
Lajme

Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore

August 20, 2026
KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime
Lajme

KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime

August 20, 2026
Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
Lajme

Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?