By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Lajme

Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

Momenti
Published: August 20, 2026

Të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga BE, kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave. Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë.

Shqipëria, e cila mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë dollarë për përfituara deri në vitin maj 2026, vlerësohet si një vend me politikë tepër të polarizuar, por falë shumicës qeverisëse të stabilizuar ka arritur të zbatojë reformat e të përmbushë kritere.

Your browser does not support the video tag.

Mali i Zi, pretendenti i parë për tu anëtarësuar në BE, që ka përfituar deri tani vetëm 91 milionë euro, vlerësohet për kompromiset e brendshme politike, por problemi me këto vende është hendeku mes progresit të deklaruar dhe atij të veritifikueshëm nga BE, sidomos në fushat kritike si drejtësia dhe sundimi i ligjit.

Kurse Maqedonia e Veriut, ka ecur para duke përfituar 141 milionë euro, por ngërçi me ndryshimet kushtetuese i ka vendosur në pikëpyetje avancimin e negociatave me BE. Nga ana tjetër, 3 vende, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina, krizat politike i ka bllokuar fondet e BE.

Kosova merret si shembulli kryesor. Kriza e brendshme politike 18-mujore me zgjedhje të njëpasnjëshme, mungesën e konsensusit politik dhe boshllëkun e një qeverie funksionale, ka bërë që Prishtina Zyrtare të përfitojë vetëm 61 milionë euro ndërsa është paralajmëruar nga BE se kohëzgjatja e krizës rrezikon të djegë fondet e parashikuara pë Kosovën.

Bosnja e Herzegovina nuk ka realizuar asnjë reformë, po prej krizës së brendshme politike, dhe prej fillimit të Planit të Rritjes nuk ka përfituar asnjë euro.

Kurse Serbia, me një shumicë qeverisëse komode, është në shënjestrën e BE për shkak problemeve me sistemin gjyqësor. BE i ka kërkuar llogari për rrugën europiane të Serbisë, por deri në momentin kur politikat e Presidentit Vuçiç nuk përputhen kërkesat e Brukselit, fondet janë pezulluar pa afat, ndonëse Serbia renditet e dyta pas Shqipërisë që ka përfituar më shumë fonde deri në maj të 2026, 168 milion euro.

Të gjitha vendet nuk kanë shumë kohë, Plani i Rritjes përfundon zyrtarisht në dhjetor 2027. Paketa totale përmban 6 miliardë euro. Shqipëria e cila ka përfituar më shumë nga të gjitha vendet, ka arritur të thithë vetëm 23% të fondeve të parashikuara nga 922 milionë euro në total, kurse Kosova vetem 7%. Për vendet që kanë mbetur pas dhe nuk dalin dot prej krizave të brendshme politike, fondet rrezikojnë të digjen përfundimisht./abcnews

The post Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
Tjetër viktimë në KEK, një punonjës vdes si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik – detaje
Rritet numri i viktimave nga sulmet ruse, të paktën 15 të vrarë në Kiev
Tufa e dhive e prish rutinën  e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore
Haxhiu udhëton në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

LEXO GJITHASHTU

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një puntor i KEK-ut në vendin e punës
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një puntor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti
Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
TOP Momenti
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
TOP Momenti
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Lajme

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja

August 20, 2026
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Lajme

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

August 20, 2026
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Lajme

Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë

August 20, 2026
Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike
Lajme

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?