By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti

SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Momenti
Published: August 20, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

Your browser does not support the video tag.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.

Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga pala amerikane brenda pak kohësh, pasi kërkesë të ngjashme për bashkëpunim kishte shprehur edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë më 12 gusht.

Thirrja e re amerikane vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Seanca konstituive e legjislaturës së re nisi më 6 gusht. Deputetët bënë betimin, por procesi nuk kaloi në fazën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Albin Kurti, në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë, duke thënë se ende nuk kishte marrëveshje për formimin e institucioneve. Seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdonte më 8 gusht.

Edhe në vazhdimin e 8 gushtit nuk pati kandidaturë për kryetar të Kuvendit. Kurti kërkoi sërish kohë shtesë për konsultime me partitë, por pas kësaj deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të tij. Pas këtij incidenti kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.

Që atëherë, procesi ka mbetur i bllokuar. Dehari ka thënë se seanca e radhës do të thirret kur partitë të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se pa një marrëveshje politike nuk ka kuptim që seanca të mbahet vetëm si formalitet.

Ndërkohë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, më 18 gusht Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me fokus te zgjedhja e presidentit të ardhshëm; pas takimit, të dy thanë se kishte vullnet për të gjetur një zgjidhje, ndërsa u pajtuan që në takimin e radhës të shqyrtojnë emra konkretë për president.

PDK-ja dhe Aleanca, në anën tjetër, kanë kërkuar që seanca të vazhdojë pa pritur një marrëveshje politike. Më 12 gusht, deputetë të këtyre dy partive u mblodhën në sallën e Kuvendit duke kërkuar nga Dehari që ta thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa pati edhe përplasje me deputetë të LVV-së.

Përveç SHBA-së, edhe Bashkimi Evropian u ka bërë më herët thirrje partive politike që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krizën institucionale. BE-ja ka paralajmëruar se ngërçi politik dhe vonesat në zbatimin e reformave mund ta kufizojnë aftësinë e Kosovës për të përfituar nga mbështetja evropiane.

Në kuadër të Planit të Rritjes, Kosovës i janë vënë në dispozicion 882.6 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme deri në fund të vitit 2027, ndërsa pagesat lidhen me përmbushjen e hapave të përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Komisioni Evropian ka përcaktuar 111 hapa reformues për Kosovën. Për 13 prej tyre, me vlerë të përbashkët prej 90.8 milionë eurosh, afati i parë përmbushës ishte 30 qershori 2026, ndërsa 27 hapa të tjerë, me vlerë prej 165.9 milionë eurosh, kanë afat deri në fund të dhjetorit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se ngërçi i zgjatur politik ka kufizuar përparimin e Kosovës në zbatimin e agjendës së reformave të Planit të Rritjes dhe qasjen në financime të jashtme.

You Might Also Like

Pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, PDK dhe Aleanca kërkojnë hetim dhe përgjegjësi
Prokuroria mbyll rastin për procedurën për prokurimet publike për spitalet modulare: Nuk ka prova për keqpërdorim
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një puntor i KEK-ut në vendin e punës
Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin

LEXO GJITHASHTU

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin
Lajme
Vrasja e turistit portugez, Policia në kërkim të Gjanës dhe pronarit të “Principotes”, kontrolle në Vorë, Kukës e Tiranë
Vrasja e turistit portugez, Policia në kërkim të Gjanës dhe pronarit të “Principotes”, kontrolle në Vorë, Kukës e Tiranë
Lajme
Rreth 40 mijë rrufe godasin qytetin italian, njëra godet dhe trenin në ecje
Rreth 40 mijë rrufe godasin qytetin italian, njëra godet dhe trenin në ecje
Lajme
Vdekja e punëtorëve të KEK-ut, Ramadani: Tre jetë të humbura brenda pak javësh, buka e gojës s’guxon të paguhet me jetë
Vdekja e punëtorëve të KEK-ut, Ramadani: Tre jetë të humbura brenda pak javësh, buka e gojës s’guxon të paguhet me jetë
Lajme
Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
Lajme

You Might Also Like

Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti

Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep

August 20, 2026
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TOP Momenti

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë

August 20, 2026
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti

10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë

August 20, 2026
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?