By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime
Lajme

KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime

Momenti
Published: August 20, 2026

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se kontrata me ESM’në nga RMV’ja, ‘’nuk është koncesion’’, dhe se, KEK ‘‘nuk mban përgjegjësi për formulimet apo interpretimet e publikuara nga palë të tjera’’.

Në komunikatë thuhet edhe se, objekti është i qartë, ‘’shitja e qymyrit’’, dhe se, kontrata dhe dosja e tenderit janë publike në platformën E-Prokurimi të KRPP-së dhe mund të verifikohen drejtpërdrejt nga çdo qytetar, medium apo palë e interesuar.

Your browser does not support the video tag.

Komunikata:

KEK sqaron: Kontrata me JSC ESM nuk është koncesion – faktet janë publike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), përballë deklarimeve dhe interpretimeve të pabazuara lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me JSC ESM, sqaron edhe njëherë se qëndrimi zyrtar i KEK-ut është në përputhje të plotë me kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve.

KEK-u nuk mban përgjegjësi për formulimet apo interpretimet e publikuara nga palë të tjera. Për KEK-un, referencë zyrtare dhe juridikisht e vlefshme është kontrata.

Në kontratë nuk ekziston asnjë dispozitë për koncesion mbi qymyrin, minierat, asetet apo resurset e KEK-ut. Objekti i saj është i qartë: SHITJA E QYMYRIT.

Kontrata dhe dosja e tenderit janë publike në platformën E-Prokurimi të KRPP-së dhe mund të verifikohen drejtpërdrejt nga çdo qytetar, medium apo palë e interesuar.

KEK-u tashmë ka bërë publike faktet kryesore: 24.4 euro për ton pa TVSH, periudhë 36-mujore, vlerë potenciale deri në 73.2 milionë euro, shitje direkte te përdoruesi përfundimtar dhe pa ndërmjetësues.

Po ashtu, KEK-u nuk merr përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit. Kjo e mban realizimin e kontratës të ndarë nga proceset operative të Korporatës dhe garanton se shitja e kësaj sasie të qymyrit nuk cenon operimet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike. Nevojat e termocentraleve mbeten prioritet absolut.

Prandaj, paraqitja e kësaj kontrate si “koncesion” është e pabazuar dhe në kundërshtim me përmbajtjen e dokumentit zyrtar.

KEK-u u bën thirrje të gjithë të interesuarve që t’u referohen dokumenteve zyrtare dhe jo deklarimeve të pakonfirmuara apo interpretimeve të shkëputura.

Transparenca është obligim. Faktet janë të verifikueshme. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion.

The post KEK: Kontrata me ESM’në s’është koncesion, paraqitja e saj si e tillë është e pabazë, s’mbajmë përgjegjësi për interpretime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tufa e dhive e prish rutinën  e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore
Haxhiu udhëton në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë

LEXO GJITHASHTU

Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
TOP Momenti
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
TOP Momenti
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
TOP Momenti
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti

You Might Also Like

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike
Lajme

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

August 20, 2026
Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes SHBA-Kore e Jugut
Lajme

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes SHBA-Kore e Jugut

August 20, 2026
Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
Lajme

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi

August 20, 2026
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
Lajme

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?