Lionel Messi është kthyer te goli në ligën MLS të SHBA-së.
Superylli argjentinas shënoi gol të bukur në barazimin 2:2 të Inter Miamit me Philadelphia Union, në orët e para të së enjtes.
39-vjeçari ka kaluar periudhë të vështirë pasi i vdiq babai. Por është kthyer te Miami dhe tani edhe te shënimi i golave.
Messi ishte protagonist edhe në aksionin e golit të parë të Inter Miamit, duke e dhënë asistimin për Danny Pintor, përpara se të shënonte vetë për përmbysjen e rezultatit.
Pas golit, Messi u përqafua nga shokët e skuadrës në një moment emocional. Argjentinasi festoi në mënyrë të përmbajtur, në një ndeshje që e kishte një rëndësi të veçantë për të pas humbjes së babait.
Jorge Messi ishte jo vetëm babai i Lionel Messit, por edhe përfaqësuesi i tij për një pjesë të madhe të karrierës.
Ai kishte qenë një figurë kyçe në rrugëtimin e djalit të tij drejt majave të futbollit botëror.
Messi këtë edicion i ka 13 gola e tetë asistime në 17 paraqitje.

