By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
TOP Momenti

Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng

Momenti
Published: August 20, 2026




Foto: Laura Hasani





Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Jakup Nura, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se pas zgjedhjeve institucionet e Kosovës duhet të konstituohen dhe se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet.

Your browser does not support the video tag.


Nura ka thënë se partia që ka fituar zgjedhjet, ka të drejtë të propozojë kryetarin e Kuvendit, por jo edhe ta mbajë peng Kuvendin.


“Sot nuk po flasim për një parti politike. Po flasim për Kosovën. Qytetarët votuan. Vullneti i tyre është shprehur. Tani duhet të respektohet vullneti dhe të ndërtohen institucionet. Partia që ka fituar zgjedhjet ka të drejtë ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Por nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin. Fitorja në zgjedhje është mandat për të qeverisur, jo licencë për ta bllokuar shtetin”, ka deklaruar Nura.


Ai ka theksuar se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë procedurat e seancës konstituive dhe se ajo duhet të vazhdojë deri në konstituimin e Kuvendit.


“Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë procedurat e seancës konstituive. Duhet të vazhdojë deri në konstituimin e Kuvendit. Ndërprerja nuk mund të përdoret si mjet për zvarritje të pafundme. 48 orë nuk janë javë, nuk janë muaj. Nuk janë pafundësi. Kryesuesi i përkohshëm nuk është kryetar partie, as kryetar parlamenti. Ai nuk është përfaqësues i interesave të një grupi politik, është aty për ta udhëhequr procedurën. Prandaj duhet të themi qartë: një funksion teknik nuk mund të shndërrohet në armë politike”, ka thënë ai.


Sipas Nurës, nëse një funksion që duhet të garantojë procedurën përdoret për ta bllokuar atë, atëherë bëhet fjalë për problem institucional.


“Kur një pozitë që duhet të garantojë procedurën përdoret për ta bllokuar procedurën, atëherë nuk kemi më një problem procedural, kemi një problem institucional. Dhe përgjegjësia nuk mund të ketë vetëm drejtuesi i seancës. Përgjegjësia shkon edhe tek ata që po e përdorin këtë situatë për interesat e tyre politike. Ju fituat zgjedhjet, por nuk e keni fituar Kuvendin. Ju nuk e keni fituar Kosovën. Nuk i keni fituar institucionet. Dhe mbi të gjitha, nuk e keni fituar të drejtën për ta mbajtur shtetin peng”, tha ai. /EO



source

You Might Also Like

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Lajme
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Lajme
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Lajme
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e ish-bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e ish-bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
TOP Momenti
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ekstradohet nga Kosova në Spanjë personi i kërkuar nën dyshimin për rrëmbimin e një fëmije
TOP Momenti

Ekstradohet nga Kosova në Spanjë personi i kërkuar nën dyshimin për rrëmbimin e një fëmije

August 20, 2026
Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
TOP Momenti

Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s

August 20, 2026
Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektoni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituoni Kuvendin
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektoni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituoni Kuvendin

August 20, 2026
Shkoi për të marrë ndihmën e parë mjekësore, gruaja shtatzënë lind me sukses te Trauma
TOP Momenti

Shkoi për të marrë ndihmën e parë mjekësore, gruaja shtatzënë lind me sukses te Trauma

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?