By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
TOP Momenti

Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit

Momenti
Published: August 19, 2026

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Operacioni është realizuar më 18 gusht nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

Your browser does not support the video tag.

Të arrestuarit janë B.S., F.S. dhe A.D.

Sipas Policisë, B.S., përveç dyshimit për “Fajde”, dyshohet edhe për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Aksident trafiku me lëndime”.

Kjo pasi, sipas njoftimit, gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, B.S. dyshohet se me veturë ka goditur dhe lënduar një zyrtar policor dhe një qytetare.

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit, në vazhdimësi, dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të përfitimit të interesit nga veprimtaria e fajdesë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, viktima dyshohet se është detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ndërsa si pasojë e veprimeve të dyshuara të kundërligjshme i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione në komunën e Prizrenit, ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale që pritet të përdoren në procedurën penale.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

LSDM: Maqedonia po përballet me krizë ushqimore, bujqit mbijetojnë me vështirësi
Në Zubin Potok dyshohet për mbetje kockore të së paku 23 individëve
Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”
​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?

LEXO GJITHASHTU

Aksident i rëndë në Zallq të Istogut, lëndohen tre persona, dërgohen në spitalin e Pejës
Aksident i rëndë në Zallq të Istogut, lëndohen tre persona, dërgohen në spitalin e Pejës
Lajme
Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve
Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve
Lajme
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Lajme
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Lajme
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
Lajme

You Might Also Like

Angellov: Ende aktiv zjarri në fshatin Çanishtë, nuk rrezikohet ndonjë fshat tjetër
TOP Momenti

Angellov: Ende aktiv zjarri në fshatin Çanishtë, nuk rrezikohet ndonjë fshat tjetër

August 19, 2026
​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
TOP Momenti

​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë

August 19, 2026
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
TOP Momenti

Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit

August 19, 2026
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
TOP Momenti

PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?