By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Lajme

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

Momenti
Published: August 19, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Sinisha Spasiqit, i cili ngarkohet se mori pjesë në ofensivën ushtarake serbe në fshatin Reznik të Vushtrrisë më 4 prill 1999, dhe bashkë me pjesëtarë të tjerë të armatosur, vranë anëtarët e familjes Ujkani.

Aktakuza ndaj Spasiqit u ngrit me propozim për vazhdim të paraburgimit, masë në të cilën ndodhet nga gushti i vitit të kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Sinisha Spasiq i njohur me nofkën “Krcko” akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 4 prill 1999, rreth orës 15:00 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim edhe me pjesëtarë të tjerë të uniformuar, së bashku me të akuzuarin Slagjan Trajkoviq (tani i dënuar nga shkalla e parë) dhe disa persona të tjerë të paidenfitikuar, i armatosur dhe i veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, gjatë një aksioni nga këto forca, me qëllim të vrasjes së banorëve të pafajshëm civilë shqiptarë, fillimisht këto forca u vendosën në shtëpinë e Shaip Zenelit, të cilën shtëpi policia dhe ushtria serbe po e shfrytëzonin si shtab dhe nga aty merrnin urdhrat nga i akuzuari Zoran Kostiq (tani i dënuar nga shkalla e parë).

Aktakuza thotë se pasi merrnin urdhrin nga Kostiqi, filluan duke plaçkitur, djegur shtëpitë e shqiptarëve në fshatin Reznik, duke hyrë në shtëpitë e tyre dhe vranë anëtarët e familjes Ujkani (I.U., M.U., me bashkëshorte, B.U., kurse F.U., dhe S.U., i dogjën për së gjalli. F.U., po ashtu e vranë në ditën kritike, si dhe T.U., me bashkëshorten H.U., dhe pas vrasjes së tyre, ua vënë flakën shtëpive dhe dogjën disa prej vitimave.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit persona, vazhduan së bashku me të pandehurin Spasiq të armatosur dhe disa nga ta të përgjakur me rrobat e trupit shkuan në shtëpinë e Naim Ujkani, ku hyjnë në oborr dhe takojnë B.U., të cilës në fillim i kërkojnë para, e që ajo ua dha rreth 300 DM dhe posa marrin paratë, me dhunë e dërgojnë në katin e dytë të shtëpisë, të cilën e mbajnë përafërsisht një orë duke e rrahur me grushta, shqelma, duke e goditur vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas aktakuzës, nga këto goditje, pos lëndimeve trupore, B.U., ia thyejnë dhëmbët, kurse Naim dhe Xhevahire Ujkani, i vendosin në dhomën e katit të parë të shtëpisë, duke mos i lejuar që të dalin nga dhoma, kurse i pandehuri Sinisha i armatosur  tërë kohën qëndron tek dera e shtëpisë duke i ruajtur Naim dhe Xhevahire Ujkanin duke mos i lejuar të dalin nga dhoma. Aty thuhet se në atë moment Xhevahirja alivanoset pasi që nuk dëgjon më zërin e vajzës së vet B.U., duke menduar se e kanë vrarë. Më pas, thuhet se B.U., e zbresin nga kati i dytë duke e rrahur tërë kohën dhe e dërgojnë tek shtëpia e Agim Ujkanit.

Me këto veprime, Sinisha Spasiq akuzohet se ka kryer veprat penale “Krime lufte kundër popullatës civile” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi/

The post Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Izraeli pranon për herë të parë se hapi zjarr ndaj veturës ku ishte Hind Rajab, thotë se do të nisë hetimet
Portali Eualive: Beogradi po e humbë betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit
Aksident i rëndë në Zallq të Istogut, lëndohen tre persona, dërgohen në spitalin e Pejës
Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë

LEXO GJITHASHTU

Dy oficerë, jo një popull
Dy oficerë, jo një popull
TOP Momenti
LSDM: Maqedonia po përballet me krizë ushqimore, bujqit mbijetojnë me vështirësi
LSDM: Maqedonia po përballet me krizë ushqimore, bujqit mbijetojnë me vështirësi
TOP Momenti
Në Zubin Potok dyshohet për mbetje kockore të së paku 23 individëve
Në Zubin Potok dyshohet për mbetje kockore të së paku 23 individëve
TOP Momenti
Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”
TOP Momenti

You Might Also Like

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
Lajme

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren

August 19, 2026
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Lajme

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

August 19, 2026
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Lajme

Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”

August 19, 2026
PDK sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni situatën e rëndë
Lajme

PDK sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni situatën e rëndë

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?