Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:40 në fshatin Zallq të Istogut.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Policia po merret me rastin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Telegrafi/

