By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
TOP Momenti

PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit

Momenti
Published: August 19, 2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar sërish me kërkesë kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharit, për caktimin e vazhdimit të seancës.

Në letrën e datës 18 gusht 2026, të nënshkruar nga deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkohet që seanca konstituive të vazhdojë më 20 gusht, në orën 11:00.

Your browser does not support the video tag.

PDK kërkon që në këtë seancë të zhvillohet edhe ushtrimi i mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku thekson se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar, sipas saj, një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Çitaku i rikujton Deharit se, sipas saj, roli i kryesuesit të seancës konstituive është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin e seancës dhe të konstituimit të Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në letër.

PDK shprehet se vlerësimet dhe negociatat politike mund t’u takojnë forcave politike, por ato, sipas saj, duhet të zhvillohen brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, ju thirri vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht 2026, në ora 11:00”, thuhet në fund të kërkesës së PDK-së.

Kjo është një tjetër kërkesë e PDK-së drejtuar kryesuesit të seancës për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?
Angellov: Ende aktiv zjarri në fshatin Çanishtë, nuk rrezikohet ndonjë fshat tjetër
​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
Lajme
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Vala e re e mungesës së karburanteve zemëron shoferët rusë
Lajme
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
Lajme
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Lajme
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Lajme

You Might Also Like

Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
TOP Momenti

Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit

August 19, 2026
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
TOP Momenti

Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët

August 19, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

August 19, 2026
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
TOP Momenti

Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?